Zbulohet plani për ndërtimin e kullave mbi Gardën në zonën publike të...

Zbulohet plani për ndërtimin e kullave mbi Gardën në zonën publike të Liqenit në Tiranë. A do reagojë SPAKU për paktin mes qeverisë Rama dhe biznesmenit Luli

877
0
Shares

Janë zbuluar personat që fshihen pas aferës korruptive të Edi Ramës i cili me anë të një vendimi të marrë në Shtator 2020, ka vendosur që me firmën e zëvendësit të tij në qeveri, Erion Braçe, të ndryshojë pozicionin e Gardës së Republikës.

Me anë të një vendimi të marrë në Shtator 2020 Edi Rama ka vendosur që me firmën e zëvendësit të tij në qeveri, Erion Braçe, të ndryshojë pozicionin e Gardës së Republikës.

Sipas vendimit të marrë Garda e Republikës nga pozicioni aktual që ka pranë Parkut të Liqenit do të zhvendoset në një sipërfaqe të njëjtë toke, në zonën kadastrale 8280 të Tiranës.

Sipas vendimit të Braçes, pjesa e tokës dhe një godinë që do të shkëmbehet me 1 470 m2 tokë ku ndodhet Garda, i kalon në administrim ndërmarrjes industriale nr. 1 Tiranë, në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Ky është një vendim që kaloi thjesht me një raportim dhe mbetet i dyshimtë fakti që qeveria u angazhua në një pazar të pazakontë që do të tjetërsojë dhe privatizojë me manovrën e shkëmbimit, pjesën më të lakmueshme të Tiranës me një pronë tjetër.

Në sipërfaqe të këtij skandali duken vetëm Erion Braçe që ka firmosur vendimin me urdhër të Edi Ramës dhe kompania “Dushku S. A”, sh.p.k., e cila po merr në pronësi tokën tek Garda e Republikës.

Këto ditë kanë nisur edhe lëvizjet për ndërtimin e kullave me vlerë dhjetëra miliona euro. Firma ndërtuese  “Dushku S. A” ka si objekt ndërtimin dhe projektimin e ndërtesave, shitjen e makinerive, instalime elektrike.

“Dushku S.A” është në pronësi të Aida Dushkut me 44,20 % të aksioneve dhe të kompanisë “Ferro beton & Construction Co” me 55,80 % të aksioneve, por kjo e fundit duket të jetë futur në lojë në 10 gusht 2020, disa muaj pasi Rama dhe Braçe të finalizonin shkëmbimin e tokës, me 108.352.000 lekë.

Aida Dushku duket të jetë veçse një maskë e personave, që po e përdorin, për të betonizuar një pjesë tjetër të Parkut të Liqenit në Tiranë.

Pas “Dushku S. A” fshihen Mark Luli nga Puka dhe Ilir Shtufi nga Tirana, të cilët kanë në pronësi me nga 50 % të aksioneve ‘Ferro beton’. Kompania e tyre është themeluar që në shkurt të vitit 2002, ndërsa Mark Luli ka hyrë si ortak tek ‘Ferro beton’ në vitin 2008, me rreth 52 milionë lekë të vjetra.

Mark Luli ka në pronësi me 100 % të aksioneve dhe kompaninë ‘M. C. INERTE’  e ‘LULI SHPK’  me veprimtari të dyja në fushën e ndërtimeve. Me kompaninë ‘M. C. INERTE’, Mark Luli ka marrë me koncesion hidrocentralin e Gojanit.

Ilir Shtufi është pronar i kompanisë së ndërtimit, ‘Nova Construction 2012” dhe kompanisë ‘Korça Pohotovoltaik Park’, për prodhimin e energjisë pohotovoltaike. Për momentin Shtufi po ndërton një pallat shumëkatësh në ish-Bllok, që do të thotë se ka lidhje me Erion Veliajn.

Luli dhe Shtufi kanë vënë në lëvizje kreun qeverisë Edi Rama, për përgatitjen e terrenit ku do të bëhen kulla, vend ku sot është Garda e Republikës.

Rreth dy vite më parë, qeveria e Ramës kanë marrë edhe disa vendime të tjera, për ndërtime me vlerë dhjetëra milionë euro në një pjesë të Parkut të Liqenit.

Aktualisht, mësohet se Luli dhe Shtufi po punojnë për të marrë lejen e ndërtimit duke përdorur lidhjet me Veliajn.

Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të reagojë në kohë për të goditur këtë skemë mafioze që përfshin politikanë e biznesmenë para se të jepet leja për tjetërsimin e Parkut të Tiranës.

pamfleti.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY