Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha viziton familjen Gjoni në që jeton prej një viti në çadër në kushte të rënda. Viktor Gjoni: Jemi të dëshpëruar. Vajzës së sëmurë ia kam marrë ilaçet me lekë borxh

11/10/2020
Basha viziton familjen Gjoni në që jeton prej një viti në çadër në kushte të rënda. Viktor Gjoni: Jemi të dëshpëruar. Vajzës së sëmurë ia kam marrë ilaçet me lekë borxh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha ishte në soy qytetin e Kurbinit ku ka vizituar  familjen e Viktor Gjonit.

Prej 10 muajsh Gjoni jeton në cadër së bashku me familjen e tij e ky do të jetë dimri i dytë për të jashtë shtëpisë, që është ende e  dëmtuar rëndë.

Për shkak të jetesës për një kohë të gjatë në çadër, fëmijët e Gjonit ka marrë të ftohur dhe ai është i detyruar të marrë para borxh për të paguar ilaçet për kurimin e fëmijëve të tij.

Viktori si kryefamiljar ka 7 vite qe nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen. Përveç gjendjes shëndetësore të fëmijëve, atij I është dashur të paguajë shumë të mëdha parash për çështjen e certifikatës së pronësisë.

Si ndihmë nga shteti, ai merr një shumë qesharake prej 39 mijë lekësh të vjetra, që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet e përditshme.

Në Planin e saj me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, Partia Demokratike ka propozuar dyfishimin e ndihmës ekonomike për personat që përfitojnë nga kjo ndihmë, për 6 muajt e ardhshëm.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan masash në ndihmë të qytetarëve, sidomos të atyre që janë prekur nga tërmeti i nëntorit të kaluar. Ky gjashtë muajsh do të jetë një periudhë e vështirë për qytetarët shqiptarë, në veçanti për ata që këtë dimër, do ta kalojnë sërish në çadër.

Viktor Gjoni: Sot ka ardhur nga shkolla për problemet shëndetësore që ka.
Lulzim Basha: Çfarë ke patur, ke patur vështirësi me frymëmarrjen?
Viktor Gjoni: Po!
Lulzim Basha: Ku e ke vizituar?

Viktor Gjoni: E ka vizituar ne Lezhë, 2 herë i kam marrë kura. I kam marrë si i thonë, kam hyrë borxh e i kam marrë kurën, prapë e njëjta gjë. Ky lloj shteti fjalë ka shumë. Unë për vete i kam pa dhe i kam vuajtur premtimet e këtij. Sepse unë para 2013-ës këtu në katund, kam punuar në të zezë, kam punuar. Po i kam punuar, i kam marrë 100 mijë lekë në muaj, i kam marrë 10 ditë pune. Nga 2013 që ka hipur ky në pushtet si pasojë e asaj taksës që thuhet taksa progressive, nuk ka pasur munësi kush me më dhënë një ditë punë më. Ku me ngrënë bukë, duke u munduar për të mbijetuar. Tani vetëm në dorë të madhit Zot. Se për dorë të tij, jo unë por kanë mbaruar të paktën 70% e robvë. Janë me biznese dhe janë duke u qarë. Shkoj me marrë një thes miell më thonë nuk kam mundësi për ta dhënë se s’ke ku i merr që të m’i japësh ëdhe unë s’kam lekë që të marrë furnizimin. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu. Ky, edhe atë 39 mijë lekësh që e marr te ndihma ekonomike mundohet të ma marr mos me një mënyrë me një tjetër./DRONI. al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.