Blindohet Elbasani! Në kërkim të autorit të vrasjes së Bujar Çelës, lidhja...

Blindohet Elbasani! Në kërkim të autorit të vrasjes së Bujar Çelës, lidhja e vrasjeve të njëpasnjëshme me grabitjen e Rinasit

129
0
Shares

Qyteti i Elbasanit është blinduar mbrëmjen e sotme nga forcat e policisë të cilat kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për kapjen e personave në dyshim.

Kjo është e disata herë në javët e fundit që qyteti i Elbasanit blindohet nga forcat e policisë që bëjnë kontrolle makinave të dyshimta, por postblloqet e sotme lidhen me identifikimin e shpalljen në kërkim të Nuredim Dumanit.

Nuredin Dumani është një nga të dyshuarit për vrasjen e Bujar Çelës në Elbasan, vëllezërve Haxhia në Durrës në maj të këtij viti dhe të Klevis Kapllanajt në Rrogozhinë.

Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllani janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe shoqëroheshin bashkë në publik para se Dumani të kërkohej nga policia. Burime nga policia e Kavajës thonë që Kapllani ka qenë i dënuar në Itali dy herë për shpërndarje droge.

37-vjeçari nga Dibra, Dumani është banues në Durrës. Shkaku i përplasjeve që lanë pas disa viktima dyshohet të ketë lidhje me ‘Grabitjen e Rinasit’. Ka qenë arrestimi i Klevis Allës, një nga të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj që rrëfeu se viktimat kishin ndihmuar e strehuar një prej grabitësve të Rinasit ku më 9 Prill 2019 u grabitën rreth 5 milionë euro. Besmir Haxhia ka qenë i dënuar më parë në nhë burg në Greqi me emrin e rremë Pëllumb Rusi, ku i dënuar ishte edhe Admir Murataj, ideatori kryesor i grabitjes së Rinasit që mbeti i vrarë nga policia gjatë ndjekjes. Është kjo lidhje që ka ngritur dyshimet që dy vëllezërit ishin në dijeni dhe kanë ndihmuar në geabitjen e Rinasit. Përveç strehimit të një prej autorëve dy vëllezërit që mbetën të vrarë mendohet të kenë pasur dijeni për vendin e fshehjes së parave e ky të ketë qenë motivi kryesor i vrasjes së tyre./DRONI.al/

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY