Ekzekutimet, rinia viktime e qeverisjes se Rames me krimin

Ekzekutimet, rinia viktime e qeverisjes se Rames me krimin

51
0
Shares

Ekzekutimet per drogen qe ndodhen ne Shkoder kane sjelle reagimin e PD. “Rinia, viktima e qeverisjes se Rames me krimin. 2 të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe për shkak të trafikut të drogës”, thuhet ne nje deklarate te PD.

“ i kësaj ngjarje dhe shumë të tjerave si ajo, ka qenë dhe është oferta e vetme e Edi Ramës në 7 vite qeverisje të zhytur në krim, trafik dhe vrasje.

Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo eshte e vetmja platformë qeverisjeje e një kryeministri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëve tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternative të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Ne vijim Alibeaj tha se ka kufoma të panumërta qe deti ka nxjerrë ne Vlorë; Vrasje me plumb pas koke, kanë ndodhur në parcelat e hashashit; Dhjetra të rinj, numërohen si prè e krimit, të zhdukur pa nam e nishan, pasojë kjo e luftës gjakatare mes bandave të krimit që kjo qeveri inkurajoi e forcoi!

“E ndaj kësaj situate, qëndron nënqeshja makabre e Edi Ramës, teksa këtë shërbesë të hidhur krimi dhe vdekje, servirur shqiptarëve, e kalon pa ndjesinë më të vogël të brejtjes së ndërgjegjjes teksa uron “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”!!, tha Alibeaj ne nje deklarate per mediat. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY