Negociatat, Ilir Meta “fillon detyrën” e Presidentit: Nga nesër i gatshëm të...

Negociatat, Ilir Meta “fillon detyrën” e Presidentit: Nga nesër i gatshëm të takoj Lulzim Bashën

48
0
Shares

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta është shprehur se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat për zgjidhjen e krizës politike, qoftë edhe duke u takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha.
“Unë nuk jam president i vendit, është z. Nishani, por unë do të kontribuoj duke filluar nga nesër, kur të mos kem asnjë detyrim si kryetar i LSI-së, që të takohem me Basha në çdo moment dhe të forcoj bashkëpunimin me Presidentin Nishani dhe takuar edhe biseduar edhe me ish-Presidentët e vendit apo ish-Kryetarët e Kuvendit për eksperiencën që kanë, sepse ata kanë përvojë dhe gjatë kësaj kohe unë kam nevojë të mësoj prej tyre.
Ne po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe ato duhet të jenë një festë e demokracisë dhe jo burim i pasigurive për të ardhmen tonë”, u shpreh Meta.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY