Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi platformën e re online të PS-së permes te ciles abetarer e PS do të shprehen për të zgjedhurit e tyre, nje perpjekje e zbehte per te imituar zgjedhjet brenda PD.
Rama tha se pjesë e vlerësimit, nga 1 deri në 5, do të jenë dhe deputetet aktualë, të cilët do të gjykohen më pas nëse vlejnë apo jo të rizgjidhen.
“Kjo platformë rrit respektin dhe vlerësimin për anëtarët e partisë. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia dhe zhvillimi i komunikimeve është hapësirë e mrekullueshme. Do bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtar partia lidhur me deputetët e qarkut të vet. Çdo anëtar do të japë vlerësimim nga 1 te 5 se si e sheh çdo deputet pas kësaj periudhe përfaqësimi
Këto vlerësime do na ndihmojnë nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe naëtarëve të partisë dhe për krijimin e skuadrës që do fitojë me 25 prill.
Në ditët në vijim ne do të hapim dhe një proces tjetër, po përmes plaftormën, që do të jetë për të gjithë publikun lidhur me deputetët që njerëzit duan, nuk do të shohim krah dhe kush është kush, do ti japim mundësinë që të shprehen për figura që tërheqin vëmendje, kanë mbështetje në komunitet sipas kategorive të ndryshme, që të kemi një mundësi gjykimi në shkallë të gjerë”, u shpreh Rama.
“Do jetë proces i hapur dhe do e ndjekim me seriozitet, duke qenë edhe se nesër kalojnë në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor që sanksionojnë listat e hapura. Me listat e hapura të gjithë kandidatët janë potencialisht të zgjedhshëm. Na duhet minimalisht ta dyfishojmë skuadrën
Duam të jemi të përputhshëm me pritshmërinë e opinionit për ekipin që do nxjerrim në fushë. Kjo do na ndihmojë për të pasur vetëdije dhe përgjegjësi në lidhje për çdo anëtar. Do jetë vlerësim konfidencial. I vlerësuar në raport me çdonjërin, të mos ketë asnjë ndjesi pasigurie. Ky vlerësim do analizohet drejtpërdrejt me çdo deputet”, deklaroi kreu i Rilindjes, Edi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/