Fitimi ishte 300 euro në ditë për 10 shqiptarët e arrestuar një ditë më parë në Torino tw cilwt kishin ngritur mjaft mirë perandorinë e tyre të prostitucionit.
Vajzat, nga Shqipëria dhe Greqia, përveçse spiunoheshin me një aplikacion në celularin e tyre, mbaheshin të nënshtruara me dhunë psikologjike e në kushte të vështira jetesës.
Paratë e fituara nga prostitucioni shqiptarët i investonin në mbjelljen e kanabisit. Drejtuesit e këtij grupi kriminal ishin: Kostian Mitsi, Jetmir Perndoj, Franci dhe Lorenc Canaj.
Sipas hetimeve Kostian Mitsi ishte ekspert sa i përket aftësive të botanikës për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit.
Shqiptarët e tij, të cilët nuk janë identifikuar kishin punë të tjera në mbledhjen dhe shfrytëzimin e vajzave.





