Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qindra milione leke transferohen nga Thesari ne drejtim te paditur

22/09/2020
SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Disa qindra milione leke jane paguar keto dite nga theaari i shtetit pa adrese dhebpa shpjegime per ata qe i perfutojne keto para.

Pagesat jane kryer nga institucione qendrore dhe nga disa bashki te cikt sic dihet 60 nga 61 gjithsej drejtohen nga PS.

Pagesat jane kryer ne datat 9-11 shtator,  jodton open data. Lajmi ka dale qe paradite por asnje zyrtar i financave nuk ka dhene shpjegime. /DRONI.al/

Postimi i Opendata në Facebook:

Pagesa në Thesar për të cilat nuk po publikohet identiteti Klientit Përfitues, përshkrimi me bazë ligjore dhe të dhëna kontratë e faturë.

A janë këto Kontraktime Sekrete, Të Klasifikuara , Kofidenciale apo për Nevoja Thelbësore të Shtetit?

Në datat 9 ; 10 dhe 11 shtator, Thesari i Shtetit ka publikuar të dhëna për pagesa në formatin e informacionit të censuruar. Konkretisht mungon informacion për identitet klient përfitues dhe përshkrim fature. Deri tani këto lloj pagesash janë bërë të tilla vetëm për institucione si Shërbimi Informativ apo Axhensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, të cilat aplikojnë kontrata sekrete apo pagesa që janë sekret me arsyetimin e sigurisë institucionale dhe kombëtare.

Institucionet nuk kanë bërë asnjë njoftim për këto lloj pagesash me informacion të munguar për Përfituesit apo Klientët.

Në muajin mars 2020 gjatë javëve të para të Gjendjes së Emergjencës së krijuar për shkak të Pandemisë Covid-19, Qeveria Shqiptare filloi të aplikojë Kontraktime për Nevoja Thelbësore të Shtetit edhe në kontratat për blerje për shkak të situatës Covid19. Kontratat për Interesa Thelbësor të Shtetit përmbajnë element të kontraktimit në kushte emergjence dhe jo me publikim të plotë të elementëve të kontratës. Ekzistenca e këtyre kontraktimeve me pak element për akses dhe transparencë të gjerë, publikisht u mohua nga përfaqësues të lartë të Qeverisë.

Konkretisht në datën 10 Shtator janë urdhëruar për ekzekutim transaksione për të cilat tabela përkatëse e Ministrisë së Financave, Transaksione Thesari nuk shfaq identitet për përfituesin dhe përshkrimin e faturës:

– 4 pagesa nga Institucioni Qendra Spitalore Nënë Tereza me vlere totale (për të katra) 177 383 908 Lekë (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e treqind e tetëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e tetë lekë). Ekuivalent me 1.44 milion euro. Link të gjitha transaksionet e kësaj date për QSUT mes tyre edhe katër transaksionet ku mungon informacion për Furnitorin janë http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– 2 pagesa të urdhëruara në datën 9 shtator nga Bashkia Tiranë me vlerë total 95 257 909 Lekë (nëntëdhjetë e pesë milion e dyqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntë lekë). Ekuivalent në euro rreth 771 mijë euro. http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-09/to_date_…

– Ministria Turizmit dhe Mjedisit ka paguar 11 839 650 Lekë (njëmbëdhjetë milion e tetëqind e tridhjetë e nëntëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë Lekë) për një klient/furnitor apo përfitues emri i të cilit rezulton kofidencial i sekretuar dhe jo publik sikurse transaksionet e tjera. Link http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-08/to_date_…

– Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dy transaksione në datën 10 shtator me Klient Përfitues të censuruar për akses publik. Vlera është në total 53 570591Lekë (pesëdhjetë e tre milion e pesëqind shtatëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e një lekë). Link http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Ministria e Arsimit ka shpenzuar 14 201 700 Lekë (katërmbëdhjetë milion e dyqind e një e shtatëqind lek) për një transaksion të datës 10 shtator për të cilin nuk bëhet publik emri i Klientit Përfitues. Në link janë të dhëna pagesa të kësaj date mes tyre edhe transaksioni me të dhëna të censuruara http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave 2 transaksione të urdhëruara në datën 10 shtator për të cilat nuk publikohet emri i përfituesit dhe përshkrimi i faturës. Vlera total 72 287 223 Lekë (shtatëdhjetë e dy milion e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e njëzet e tre lekë). Link i transaksioneve të kësaj date mes tyre edhe transaksionet pa të dhëna për klientin/përfitues http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Bashkia Vlorë ka transaksion pa informacion për klientin përfitues me vlerë prej 14 592 000 Lekë (katërmbëdhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e dy milion lekë). Link transaksione të datës 10 shtator mes tyre edhe transaksioni pa emër klienti http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Bashkia Laç ka 49 050 000 Lekë (dyzet e nëntë milion e pesëdhjetë mijë Lekë) në datën 10 shtator për të cilat nuk jepet emri i përfituesit klient. Link data 10 ku është edhe transaksioni pa të dhëna për përfituesin http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

– Bashkia Pogradec po në datën 10 shtator ka një transaksion për të cilin mungon informacioni për përfituesin me vlerë 10 168 312 Lekë (dhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind e dymbëdhjetë lekë). Link pagesat e bashkisë këtë datë mes tyre edhe transaksioni pa të dhëna për përfituesin http://spending.data.al/…/from_date_reg/2020-09-10/to_date_…

Në janar 2012 Qeveria Shqiptare anoncoi publikisht se në kuadër të angazhimit në Partneritetin për Qeverisje të Hapur OGP do të publikonte çdo ditë të plota të dhënat për pagesa thesari për çdo institucion buxhetor. Këto të dhëna kanë informacion të plotë për vlera, institucion buxhetor pagues, serial fature, emër klient përfitues, kategori dhe përshkrim fature.

Prej shkurt 2012 çdo ditë Ministria e Financave zbardh tabelën me transaksionet e datës. Rast përjashtimor ndër vite kanë bërë pagesat për kontrata të klasifikuara (sekrete) të Institucioneve si ShIK dhe AKSHI ku në çdo rast jepet përshkrimi i faturës. Në rastet e urdhëruara në datat 9, 10 dhe 11 shtator kemi mungesë informacioni për identitet klienti dhe përshkrim fature çka e bën të munguar aksesin publik mbi mënyrën se ku po shkojnë dhe si po shpenzohen para të taksapaguesve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.