Rama per mediat greke: Duhet marreveshje edhe per zgjerimin

Rama per mediat greke: Duhet marreveshje edhe per zgjerimin

59
0
Shares

Pasi takoi kryeministrin Kiriakos Micotaqis në Athinë, kryeministri Edi Rama konfirmoi se javët në vijim pritet një vizitë e ministrit të Jashtëm grek në vendin tonë, ku do të diskutohet edhe për çështjen e kufirit detar.

Në një intervistë për televizionin grek “Mega”, teksa deklaroi se Gjykata Kushtetuese konstatoi se marrëveshja e vitit 2009 cenonte interesat kombëtare të Shqipërisë, kryeministri tha se duhet marrëveshje edhe për çështjen e 12 miljeve që pretendon Greqia.

Situata mes nesh dhe Greqisë është e veçantë sepse të dy vendet nuk mund ta bëjnë njëanshëm këtë zgjerim, pa një marrëveshje me njëri- tjetrin. Në pak javë, ministri i Jashtëm grek do të vizitojë Shqipërinë, mezi po pres të flasim, duke shpresuar që do të mirëpresim edhe kryeministrin”, tha Rama.

Rama konfirmoi miqësinë me Presidentin turk, por duke mohuar në mënyrë kategorike që Erdogani të ketë ndërhyrë asokohe tek opozita e drejtuar nga kryeministri Edi Rama për dërgimin e paktit detar në Kushtetuese: “Jam krenar që jam mik i Erdoganit. Ai asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk është përpjekur kurrë që të më thotë diçka për këtë. Kjo është thjesht një çështje e vitit 2009 që duhet të zgjidhet dhe ne mund ta zgjidhim”.a2news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY