Organizatat nderkombetare te medias, Rama serish kerkon te kape median

Organizatat nderkombetare te medias, Rama serish kerkon te kape median

60
0
Shares

Nga Gjergj Erebara
Shtatë organizata të të drejtave të njeriut i dërguan një letër të hapur Parlamentit të Shqipërisë të mërkurën, të shqetësuar nga raportimet për një përpjekje nga deputetët e Partisë Socialiste në pushtet për të përdorur një teknikalitet ligjor me synimin e miratimit të ligjit anti-media pavarësisht kundërshtive vendëse dhe ndërkombëtare.

Qendra Eurpiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTICLE 19, Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Shtypi i Lirë pa Kufi (FPU), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Observatori i Ballkanit, Kaukazit Transeuropian (OBCT) dhe Organizata e Medias për Europën Juglindore (SEEMO), i kërkuan parlamentit të heqë dorë nga ligji aktual dhe të nisë procesin nga e para.

“Ne po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të rëndë mbi planet e dukshme të Kuvendit të Shqipërisë për të injoruar problemet e ngritura nga Opinioni i Komisionit të Venecias nr. 980/2020 i 19 qershorit 2020, duke kërcënuar më shumë lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes dhe informimit në Shqipëri,” shkruhet në letrën e publikuar në faqen e internetit të ECPMF-së.

“Ne ju nxisim ju të rimendoni për për procedurën e ligjit aktual dhe në vend të kësaj të nisni një proces transparent që krijon një legjislacion të përshtatshëm që trajton të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përfshin shoqërinë civile dhe përfaqësues të medias përgjatë të gjithë procesit,” shtohet në letër.

Letra e tyre pason një deklaratë nga organizatat shqiptare të publikuar javën e kaluar. Shqetësimi lidhet me faktin që parlamenti ka në axhendë të shqyrtojë ligjin vetëm në kuadër të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit, e cila sanksionon se parlamenti duhet të trajtojë vetëm shqetësimet e ngritura nga dekreti i presidentit Meta.

Organizatat vërejnë se dekreti i presidentit nuk përfshin të gjitha shqetësimet e ngritura nga Opinioni i Komisionit të Venecias, gjë që do të sillte për rrjedhojë një ligj jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ligji u propozua fillimisht nga kryeministri Edi Rama si një “Paketë anti-shpifje”  me synimin e krijimit të një organi administrativ me fuqi për t’i kërkuar medias të heqë lajmet që një personi mund t’i duken sikur “cënojnë dinjitetin e individëve” nën kërcënimin e gjobave të rënda. Kritikët mendojnë se ligji do të ketë një efekt frikësues mbi median për shkak të përkufizimeve tepër të përgjithshme.

Pas miratimit të ligjit mes protestave dhjetorin e kaluar, ai u bllokua nga presidenti Ilir Meta i cili e ktheu atë për shqyrtim parlamentar. Socialistët u bënë gati të rrëzonin dekretin e Metës, por u detyruan të tërhiqen pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Eurpës dorëzoi një kërkesë për opinion në Komisionin Europian Demokraci përmes Ligjit, të njohur si Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias e gjeti ligjin jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i rekomandoi Shqipërisë të nxisë vetërregullimin e medias dhe më pas, të garantojë pavarësinë e institucioneve të pavarura si AMA para se të ndërmarrë ndonjë nismë të tillë. Komisioni theksoi gjithashtu se ligji mund të përdoret nga super të pasurit dhe oligarkët për të mbrojtur veten nga kritikat e medias duke pretenduar diskriminim për shkak të pasurisë.

I paprekur nga kritikat, kryeministri Edi Rama këmbënguli në parlament më herët këtë muaj për miratim të shpejtë të ligjit, duke pretenduar se shpifja ka arritur nivele shumë të larta.Birn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY