Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD pranë 100 familjeve rome në Durrës të braktisur nga qeveria dhe bashkia, Vokshi: Do të ndryshojmë gjendjen me punësim dhe shkollim

09/09/2020
PD pranë 100 familjeve rome në Durrës të braktisur nga qeveria dhe bashkia, Vokshi: Do të ndryshojmë gjendjen me punësim dhe shkollim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u takua me banorë të komunitetit rom në Durrës, të cilët kanë shprehur revoltën e tyre për braktisjen nga qeveria dhe bashkia.

Të goditur nga tërmeti dhe nga pandemia, ata tregojnë kushtet e vështira të jetës dhe pamundësinë për të shkolluar fëmijët, mungesën e ndihmës sociale dhe nëpërkëmbjen në zyrat e administratës.

“Jam me fëmi të paralizuar në shtëpi. Jemi shtatë vetë në shtëpi dhe jam pa punë, pa asistencë, pa përkrahje sociale, pa një ndihmë nga shteti. Asgjë. Askush nuk na ka ardhur për librat, çantat, maskat. Askush nuk ka ardhur. Ne jemi të mbytur në borxhe për ushqimet që marr për fëmijët”. – shprehet një kryefamiljare, problemet e të cilës duken se ngjajnë me ato të banorëve të tjerë. “Jemi 14 vetë në një shtëpi, djali ka katër fëmijë, s’kemi asnjë ndihmë, bukë nuk kam t’u jap fëmijëve të hanë”,- thotë një banore.

“Fëmijët tanë romë janë të varfër, pandemia na ka mbytur fare, tërmeti na ka dëmtuar. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, asnjë bonus. Ndihmat na kanë ardhur nga Kosova. Nga qeveria nuk na kanë ardhur. S’kemi pasur asnjë mbështetje as nga Bashkia, megjithëse jemi rreth 100 familje”, u shpreh i revoltuar një banor.

Ish deputetja Albana Vokshi vuri në dukje se mjerimi i komunitetit rom e shkakun tek vjedhja që qeveria dhe autoritetet e tjera bëjnë përmes projekteve që janë dedikuar për komunitetin, por mbushin xhepat e pushtetarëve. Zonja Vokshi i siguroi banorët e komunitetit rom në Durrës dhe në të gjithë vendin se me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike gjendja e tyre do të ndryshojë për mirë, duke patur në fokus punësimin e tyre dhe jo lëmoshën.

DEKLARATA E PLOTË E ALBANA VOKSHIT NË TAKIMIN ME KOMUNITETIN ROM NË DURRËS

“T’i bëjmë thirrje, jo qeverisë së sotme, sepse harrojeni që ajo do të mendojë për ju, ju ka lënë të braktisur kaq vite, por ne do të mundohemi që të rikthejmë vëmendjen ndaj komunitetit. Ju takon. Asgjë të jashtëzakonshme nuk do të bëjmë, vetëm do të zbatojmë ligjet, do të zbatojmë programet. Janë fondet që janë të dedikuara për komunitetin rom që vidhen dhe shkojnë në xhepat e tjetër kujt dhe nuk vijnë për mbështetjen tuaj. Nesër, kur të jemi në qeverisje t’ju japim atë që ju takon, që të mos dridheni që po vjen një oligark që t’ju rrëmbejë tokën apo pronën, që t’ju nxjerrë në rrugë dhe mos keni ku të strehoni fëmijët. Ajo çka ne premtojmë sot është rikthimi i vëmendjes, është punësimi. Mos kërkoni lëmoshë, kërkoni të punoni që të paguani faturat e dritave, që të ushqeni fëmijët dhe të bëni një jetë të denjë, është e drejtë kushtetuese, është e drejtë ligjore. Nuk do t’ju japim lëmoshë. Do të rikthejmë vëmendjen, do t’ju riintegrojmë në shoqëri. Kjo qeveri nuk jua siguron dot. Ajo vjedh paratë me tenderat sekretë, paratë që duhej të vinin për ushqimin, për shërbimin shëndetësor dhe të vinin për arsimimin e fëmijëve. Do të vazhdojmë të jemi këtu me ju”.

Tags: Albana vokshiDurrespartia demokratikevizita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.