Dashi
Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni idetë dhe mendimet me te. Beqaret nuk do e ndryshojnë dot statusin edhe pse do mundohen gjithë kohës. Financat do jene shume te dobëta për shkak te shpenzimeve te jashtëzakonshme dhe te pamenduara qe keni kryer. Merrni sa me shpejt masa sepse do mbeteni pa para.
Demi
Venusi do ju mbështesë gjate gjithë kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte nga sa mendonit dhe do flisni hapur për çfarëdo lloj teme. Beqaret do kenë surpriza te njëpasnjëshme dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Ne planin financiar duhet te tregoni sa me shume maturi qe te mundni qe te mos keni telashe.
Binjaket
Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te re kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do ndihen gati për te pranuar ftesa dhe për te bere çmenduri me personat qe do i joshin. E rëndësishme është qe nuk do mërziten dhe do përjetojnë emocione. Gjendja e te ardhurave do lere shume për te dëshiruar. Nëse nuk tregoheni pak dinake do keni probleme serioze.
Gaforrja
Do jeni ne forme shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do i bëni surpriza te njëpasnjëshme njeri-tjetrit. Çdo çast do jete shume i veçante dhe i bukur. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra, përndryshe nuk kane për te përjetuar aspak emocione. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te ankoheni. Gjendja do jete e mire dhe do kryeni plot investime.
Luani
Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire sot sesa disa kohe me pare. Do i sqaroni te gjitha hatërmbetjet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do realizojnë takime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Bëjini sytë katër, por edhe mos u ngutni për asgjë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen fale strategjisë qe ju do përdorni.
Virgjeresha
Jeta juaj ne çift do mbrohet gjate gjithë ditës nga yjet. Ato do ju drejtojnë ne rrugën e duhur dhe do kaloni çaste me te këndshme me partnerin. Beqaret do vrapojnë pas një personi pa e njohur mire dhe kjo mund te sjelle pasoja për te ardhmen. Kujdes! Me financat do i keni punët shume mire. Do mund te kryeni pak me tepër shpenzime sesa me pare.
Peshorja
Rutina do mbizotërojë gjithë ditën sot ne jetën tuaj ne çift. Here pas here do bini ne melankoli dhe do mërziteni tej mase. Beqaret do influencohen negativisht nga Merkuri. Personat qe ju pëlqejnë ka mundësi te fillojnë te dalin me një mikeshën e tyre. Buxheti nuk do ketë aspak tronditje. Do dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.
Akrepi
Nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mire do jete t’i merrni gjerat sa me shtruar. Ai do ju dashuroje sipas mënyrës se tij. Beqaret do ndihen te lumtur pranë disa personave qe sapo kane njohur dhe do jene gati te fillojnë një lidhje me ta. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe iu kishin dale me herët dhe do jeni te qete.
Shigjetari
Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do tundoheni aspak nga joshja qe do ju bëjnë persona te trete. Beqaret nuk duhet ta ndalojnë veten për asnjë gjë sepse përndryshe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar për shume kohe. Financat do dobësohen paska për shkak te disa shpenzimeve te nevojshme qe do ju duhet te kryeni.
Bricjapi
Ju do jeni shume xheloze për partnerin gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do e lejoni atë te dale me miqtë e tij. Kujdes sepse po vazhduat kështu do e humbni shpejt. Secili ka nevoje për lirinë e tij. Beqaret nuk do e kene mendjen fare tek krijimi i një lidhjeje edhe pse do joshen gjithë kohës. Venusi do ua mbroje gjithë kohës financat. Do kryeni pa frike shpenzimet me te domosdoshme dhe do hiqni para mënjanë.
Ujori
Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat tuaja sot dhe nuk do mund te ruani dot një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, kështu qe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Kalojeni kohen e lire me miqtë apo me familjaret. Ne planin financiar fatmirësisht nuk priten probleme te mëdha. Vështirësi mund te keni, por me pak kujdes do i kaloni.
Peshqit
Ka rrezik te bëni gabime sot ne jetën tuaj ne çift dhe pa dashur do e lëndoni tej mase partnerin tuaj. Kjo mund te sjelle pasoja ne lidhjen tuaj. Beqaret do jene te papërqendruar dhe as qe do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Me vone do i kërkojnë, por nuk do i gjejnë dot me. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe mund te kryeni edhe ndonjë investim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/