Fqinjët tregojnë detaje nga vrasja makabre e të moshuarit në Vlorë, policia...

Fqinjët tregojnë detaje nga vrasja makabre e të moshuarit në Vlorë, policia shoqëron 9 persona

172
0
Shares

Policia e Vlorës ka shoqëruar 9 persona në lidhje me ngjarjen ku u gjet i vdekur në banesë 91-vjeçari, Seri Petanaj.

Këta persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje, ndërsa policia dyshon se i moshuari është vrarë.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes, por në trupin e 91-vjeçarit janë gjetur dëmtime që dyshohet se janë të shkaktuara nga goditja me mjet prerës.

Për ngjarjen kanë reaguar edhe fqinjët e 91-vjeçarit që shprehen se ende nuk e besojnë atë që ka ndodhur.

“Unë sot e dëgjova. Ishte burrë i mirë, i nderuar, me djem të mirë. Kur mora vesh sot u habita. Mirë që e grabitën, por pse e vranë? E kishin, lidhur, mbyllur në banjo e kishin qëlluar me thikë,” tha fqinji.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY