Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Projekti i kthimit pas te Shqiperise do te marre fund me vote”

23/08/2020
Ironia e Ramës me PD, reagon Basha: Sulmet kundër opozitës nuk t’i fshehin dot dështimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 23 gushtin,  dita e kujtesës për viktimat e sistemeve totalitare, ndersa ka paralajmëruar për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin.

“Kujtesa dhe respekti për mijëra viktimat e sistemit më të egër komunist në Europë duhet dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Shqipërisë. Vuajtjet dhe mohimi i të drejtave themelore të shqiptarëve gjatë diktaturës, sakrificat e mijëra familjeve shqiptare në komunizëm janë udhërrëfyesi më i mirë për të vulosur, pas 30 vitesh tranzicion, sistemin e vlerave të demokracisë europiane.

Projekti ogurzi i kthimit pas në epokën e pushtetit absolut, i kontrollit të gjithçkaje në vend nga një grusht pushtetarësh, të lidhur me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, projekti i rrënimit të lirive, demokracisë dhe ekonomisë, si dhe i zbrazjes së vendit, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët shqiptarë.

Partia Demokratike është në krah të të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të diktaturës, në krah të rinisë, intelektualëve dhe shtresës së mesme, sipërmarrjes dhe fermerëve shqiptarë, e vendosur për ta shkatërruar projektin e rikthimit të shqiptarëve në një skllavëri kolektive në shërbim të një pakice.

Historia e re e Europës është dëshmi e qartë e fundit pa lavdi të çdokujt që është përpjekur të sundojë me forcën e autoritarizmit. I tillë është fundi i këtij projekti, projektuesve dhe ndihmësve të tij. Shqipëria do të jetë si gjithë Europa, demokratike, e lirë, e zhvilluar ekonomikisht, me mundësi dhe shanse për të gjithë shqiptarët”, komenton Baaha ne rrjetet sociale. /DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
Rrëfimi në GJKKO i Erion Alibejt: Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: ‘Hajde pak tek tregu’. I thashë: ‘S’ke turp që drejton gishtin?’

Dëshmia e Erion Alibej: Artur Koçeku financonte Ilir Shtufin me para cash

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.