Salianji publikon videon: Ramën e qeshin edhe të vetët

Salianji publikon videon: Ramën e qeshin edhe të vetët

120
0
Shares

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji publikon videon. “Ramën e qeshin edhe të vetët, Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky”, komenton ai poshte videos.

Premtoi Rilindje, solli rrënim! Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000…

Publiée par Ervin Salianji sur Dimanche 23 août 2020

Salianji thote se Rama premtoi 300.000 vënde pune, por e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

“Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!”, komenton poshte videos Salianji./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY