Regjisori Edmond Budina, një nga aktivistët kryesorë të lëvizjes “Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, bën lëvizjen e radhës.
Ai i është drejtuar sot kryeministrit të vendit, Edi Rama me një kërkesë për të bërë një shfaqje në truallin e shembur të Teatrit Kombëtar.
“Është e pavërtetë që protestuesit e kishin zaptuar teatrin, hynë për ta mbrojtur e pastruar, zhvilluan aktivitete pa asnjë lek, veç me kontribut vullnetar, ndërkohë që shteti preu dritat dhe ujin. Shqyerja që i bëtë teatrove më 17 maj dhe me protestuesve, lemerisën mbarë opinionin publik. Po i drejtohem kryeministrit dhe po i them: Meqë je pronar i hapësirave politike, më lejo të jap shfaqje në truallin e teatrit si një hapësirë lirie. S’ka eksploziv, molotov, por vetëm art. Shfaqja do jetë në përputhje me rregullat për parandalimin e COVID-19. Je i ftuar edhe ti të vish. Uroj të marr një përgjigje pozitive”, tha Budina.
Budina shtoi se ai do të luajë shfaqjen “Profeti i Kokoshkave”.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/