OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale që nga shfrytëzimi i prostitucionit deri te vrasja me paramendim.
Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;
Altin Zhuka, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;
Byniamin Hajro, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;
Alsid Vrapi, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/