EMRAT/Të dënuar për krime të rënda, OFL shkon në Berat, Lushnje dhe...

EMRAT/Të dënuar për krime të rënda, OFL shkon në Berat, Lushnje dhe Vlorë

293
0
Shares

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale që nga shfrytëzimi i prostitucionit deri te vrasja me paramendim.

Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Altin Zhuka, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Byniamin Hajro, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Alsid Vrapi, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY