Dhuna nëpër institucionet arsimore duket se është e pranishme në shumë vende të botës.
Kjo video që shihni është publikuar më 3 tetor të këtij viti dhe është regjistruar në një kolegj të teknologjisë në Neryungri, të Rusisë.
Mësuesi i tërheq vëmendjen nxënësit që mban kufje në vesh, por ai nuk e përfill.
Pas kësaj, mësuesi ia tërheq kufjen, çka sjell më pas reagimin e ashpër të nxënësit i cili qëllon me grusht në kokë profesorin e moshuar.
Gjesti është kundërshtuar siç edhe shihet, nga nxënësit e tjerë, të cilët janë ngritur dhe kanë neutralizuar agresorin dhe e kanë qëlluar atë.
Shokët e klasës kanë deklaruar se i riu ka pasur gjithnjë temperament të dhunshëm.





