Basha takim me mjekë e specialistë: Situata është jashtë kontrollit por qeveria...

Basha takim me mjekë e specialistë: Situata është jashtë kontrollit por qeveria hesht, e ka mendjen te tenderat

64
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me të cilët bisedoi për situatën e epidemisë në vend, dhe shtimin e rasteve me Covid 19.

Për Bashën qeveria ka dështuar me menaxhimin e situatës duke cuar dëm 3 muaj izolim të shqiptarëve.

Situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit. Basha konstatoi me ekspertet se vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore.

“Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo”,-u shpreh ai.

Sipas Bashes, qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Per te, Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.

“Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi”,-shprehet Basha.

Kemi që në mars që presim përgjigje për këto pyetje:

Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?

– Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?

– A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?

– A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY