E FUNDIT/Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë kandidatin e Presidentit për KLSH-në

E FUNDIT/Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë kandidatin e Presidentit për KLSH-në

289
0
Shares

Arben Shehu do të jetë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Shehut me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Në seancën e sotme, Shehu ka bërë dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.

Arben Shehu iu propozua Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Presidenti Ilir Meta.

Shehu është kandidatura e katërt e kreut të shtetit i cili gjeti konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ndërkohë tre kanditaturat e tjera të mëparshme të propozuara nga Meta për këtë post, ishin Petraq Milo, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri, të cilat janë rrëzuar që në komisionin e Ekonomisë.

Siç thuhej në njoftimin e Presidencës, “Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë“.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY