Basha, bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio

Basha, bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio

67
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha publikon në Twitter bisedën telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Basha thote se Ministrin Di Maio e njohu me përfundimin e  kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit.

Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm”, lajmeron Basha ne postimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY