Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thaci: Nuk mund te kete marreveshje pa demarkimin e kufijve

22/06/2020
Kosova të premten në orën 11.00 zgjedh Presidentin e ri të saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimin e 27 Qershorit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Presidenti Thaçi e cilësoi këtë takim një mundësi të artë për të dy vendet.

“Ky takim do të mund të jetë një mundësi e artë për Kosovën dhe Serbinë që të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare e rëndësisë jetike për të mirën e popujve, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Thaçi.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse, ka një draft paraprak mbi të cilin do të diskutohet Thaçi tha:

“Natyrisht ne shkohjmë me objektiva shumë të qarta në realizmin e synimeve që kemi patur dhe me një proces që do të mbyllet me anëtarësimin në OKB apo njohjen recirporke. Kryefjala është që takimi do të jetë në kuadër të kornizave të Ahtisarit , pres  për t’u konkretizuar ky takim në marrëveshje mes dy shteteve sovrane”.

Fevziu: Ju thoni se ky takim do të përfundojë me një marrëveshje që i jep fund një armiqësie pothuajse shekullore?

Thaçi: Është një armiqësi më shumë se shekullore dhe do të jetë një takim rraskapitës. Në Serbi jetojnë me të kaluarën dhe fare pak mendojnë dhe punojnë për të ardhmen. Në anën tjetër jetojnë dhe me faktin dhe e dinë që Kosova është një vend i pavarur dhe sovran. Palët ulen të barabarta në Uashington. Ne shkojmë me flamurin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe është një mundësi e mirë të punohet për marrëveshje. Në veçanti zhvillimin ekonomik, vende të reja të punës, rritjen e mirëqenies qytetare, lëvizjen e lirë dhe  tema të tjera. Por diçka të përgatitur nuk ka deri më sot

Ne vijim Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë një marrëveshje Kosovë- Serbi, pa demarkimin e kufijve. Teksa foli për takimin e 27 Qershorit në Uashington, Thaçi tha se takimi i Uashingtonit nuk do të sjellë njohjen reciproke, por mund të hapë mundësinë këtij procesi që të ndodhë në të ardhmen e afërt.

I pyetur nëse çështja e kufirit do të diskutohet në këtë tryezë, Thaçi tha:  “Unë nuk mendoj se takimi i Uashingtonit do të sjellë njohjen reciproke, por mund të hapë mundësinë e këtij procesi që të ndodhë në të ardhmen e afërt. Nga ana tjetër nëse nuk arrihet një marrëveshje që rezulton me implementimin e plotë të vullnetit të njerëzve në Kosovë dhe Serbi, e ka deklaruar qartë Ambasadori Grenell do të ketë rikthim në “status quo” që do të thotë ngrirje  apo shtrirje e atij konflikti që e kemi mes Kosovës dhe Serbisë. Do të ketë pasoja në rrafshin ekonomik, social, politik, por dhe atë të diplomacisë. Një marrëveshje përfundimtare mes shtetit të Kosovës edhe Serbisë nuk mund të arrihet pa demarkimin e kufijve dhe kjo duhet të ndodhë mes ekspertëve të dy vendeve”. Opinion.al

Tags: Thavi kosova serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

23/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.