Marrëzia e italianit të dashuruar pas gruas prostitutë të shqiptarit

Marrëzia e italianit të dashuruar pas gruas prostitutë të shqiptarit

50
0
Shares

Një 41-vjeçar italian është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Alessandria-s për akuzën e kërcënimit dhe mbajtjes së paligjshme të armëve të ftohta.
Procedimi ndaj tij filloi sepse, rreth orës 22:00 të dy ditëve më parë, italiani iu afrua një automjeti të parkuar në sheshin para varrezave të qytezës Spinetta Marengo, dhe me një drapër kërcënoi personat që ndodheshin në mjet, një shqiptar dhe bashkëshorten e tij rumune, të dy me precedentë të mëparshëm.
Sipas medieve italiane, 41-vjeçari e kuptoi se çifti, i frikësuar, po telefononte policinë. Kështu, ai hyri në makinën e tij për t’u larguar drejt Alessandria-s, ku edhe u ndalua nga një patrullë policie që ishte vënë në gjurmët e tij. Efektivët gjetën dhe sekuestruar draprin me një teh 66 cm të gjatë, të fshehur pas një sedije të makinës.
Raportohet se gjesti i italianit ka ardhur si pasojë e xhelozisë, sepse, 41-vjeçari ka qenë klient i gruas rumune, që punonte si prostitutë me konsensusin e bashkëshortit shqiptar e ka rënë dashuri me të. Dhe kështu, ai ka kërcënuar shqiptarin për të detyruar rumunen t’ia mbathte me të.
Italiani, punëtor i thjeshtë, (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) ka qenë me precedentë të mëparshëm, raportojnë mediat lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY