Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Punojmë për mbijetesë”, bizneset në Tiranë ankohen, Basha: Do keni më shumë sa të largojmë virusin e madh

11/06/2020
“E dëgjoj përditë nga kushdo”,  Basha në Tiranë me bizneset dhe banorët: 4 shqetësimet më të mëdha
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në njësinë numër 4 në Tiranë, gjendja e bizneseve të vogla është përkeqësuar me shpejtësi pas pandemisë. Tregtarët i treguan kreut të opozitës Lulzim Basha, që vizitoi bizneset e zonës, se ndihma e qeverisë u përdor për të paguar taksat dhe faturat e dritave dhe të ujit. Të gjithë pohojnë se nuk fitojnë asgjë dhe se konsumi është përgjysmuar.

“Xhiro më ka rënë me 30-40%, vetëm sa mbijetoj.”- tha një tregtar, ndërsa një tjetër vuri në dukje rënien e fitimit nga taksat e larta dhe varfëria që detyron njerëzit të marrin ushqime me listë. “Ne po e vuajmë. Kam këtu 20 vjet dhe tani po punoj me 120 milion lekë mall, por vetëm sa ha bukë! Fitimin e kam, 10%, 8%. Po të m’i shikosh listat…” – tha një tregtar.

Duke iu përgjigjur një tregtari që tregoi se lekët nga paketa e ndihmës ia ktheu mbrapsht qeverisë më taksat e larta dhe faturat afrofe, kreu i opozitës theksoi nevojën urgjente që ka biznesi për mbështetjen e duhur. “Në qoftëse nuk mbështetet biznesi, nëqoftëse nuk mbështetet sipërmarrja, ekonomia do të shkoj drejt një fundi të shpejtë dhe të dhimbshëm. Ju meritoni më shumë dhe do të keni më shumë. Sa të largojmë virusin e madh.”– theksoi Basha.

Mes tregtarëve që takoi kreu i opozitës kishte edhe nga ata që ose nuk kishin bërë xhiro fare, ose ajo që kishin shitur ishte e papërfillshme. Dikush kishte bërë vetëm 8 mijë lekë të vjetra xhiro për 5 orë, dikush tjetër thotë se xhiro është përgjysmuar. “Kur bëhet llogaria e darkës, ose fletorja e mbylljes, sigurisht dalim me humbje.”- u shpreh një tregtar. “Ka rënë ekonomia poshtë! S’kanë klientët, nuk kanë lekë, nuk kanë bukë. Ça do të bëjmë, ku do të shkojmë?! Këta na morën në qafë.”- i nja tjetër kreut të opozitës, duke kërkuar ndryshim dhe duke marrë prej tij premtimin se ndryshimin do të vijë me bashkimin e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Tags: banoretLulzim Bashanjesia 4takimetirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.