Gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një shoqatë “Drejtësi për drejtësinë” dhe I kërkojnë Avokatit të Popullit verifikim të procedurave dhe dokumentacionit përkatës të anëtarëve të përzgjedhur në organet e rivlerësimit.
Në letrën 15 faqe shkruhet se një pjesë e kandidatëve të listuar nga ana e Avokatit të Popullit nuk I kanë plotësuar kriteret për tu emëruar në organet e rivlerësimit.
Ata I kërkojnë Institucionit të Avokatit të Popullit që të verifikojë çdo pretendim dhe cdo dokument të paraqitur nga shoqata për secilin nga anëtarët e organeve të rivlerësimit.
“Do të kërkonim Institucionit të Avokatit të Popullit që nëse konstaton shkelje ligjore të aplikantëve dhe për rrjedhojë kushtet të pavlefshmërisë në emërimin e tyre, të ndjekë hapat e duhur ligjor dhe kushtetues, të Informojë Kuvendin, të kërkojë pavlefshërinë e emërimit të tyre, si dhe kur është rasti tëçojë për ndjekje penale personat që kanë paraqitur dokumenta të fallsifikuar. “
Ne dokumentin e tyre permenden emrat e gjyqtareve qe nuk plotesojne kriteret: Luan Daci, Ardian Hajdari, Lulezim Hamitaj, Roland Ilia, Olsi Komici, Lulezim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Ina Rama. Keto gjyqtarë janë pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/