Fond tjetër nga SHBA, miliona dollarë për të bërë transparencën e qeverisë...

Fond tjetër nga SHBA, miliona dollarë për të bërë transparencën e qeverisë shqiptare

111
0
Shares

Shtetet e Bashkuara njoftojnë një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë. Behet fjale per shumën 5.5 milionë dollarë,e cila shkon  për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA).

Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

“Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë”,-shkruhet ne njoftim.

Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY