Shtohen rastet me koronavirus, sa u regjistruan 24 orët e fundit

Shtohen rastet me koronavirus, sa u regjistruan 24 orët e fundit

283
0
Shares

Janë shtuar sërish rastet me koronavirus në Shqipëri. Janë 20 raste të reja me covid nga 297 persona që janë testuar.

Ndërkaq 21 të prekur janë në spitalin infektiv ndërsa 4 prej tyre në terapi intensive dhe një i intubuar.

Nga rastet e reja 15 jane ne Tirane, dy ne Kruje, dy ne Durres dhe nje ne Kamez. Prej tyre 4 raste personel shendetesor.

Njoftimi me detaje:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

1184 raste pozitive me COVID19 nga fillimi i epidemisë. 253 raste aktive në Shqipëri. 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital
Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.
Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)
Testime totale 16817
Testime molekulare 15365
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1184
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 253
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 172
Krujë 22
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY