Keshilli Politik, 9 ore takim ne sy te ambasadoreve, por do vijoje...

Keshilli Politik, 9 ore takim ne sy te ambasadoreve, por do vijoje neser

116
0
Shares

Fill pas takimit maratone te Keshillit Politik ne rezidencen e ambasadores amerikane, Yuri Kim tha se nëse palët arrijnë konsensus përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është i mirëpritur ky konsensus, por shtoj se nuk mund të pranohen propozimet në kundërshtim me këto rekomandime. Ajo u shfaq para gazetareve ne shoqerine e ambasadorit te Be ne Tirane, Soreca dhe ambasadorit britanik, Duncan Norman.

Që të tre kemi shpenzuar rreth 9 orë me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë. Është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjithë palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të përfitojë. Shqipëria mike dhe aleati ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë.

Sikurse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mes tyre është reforma zgjedhore, e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe qëllimi ynë nesër, është që Shqipëria të mund të përmbushë të gjitha rekomandimet në mënyrë që të jetë anëtare në BE. Nëse Partitë arrijnë konsensus përtej përmasave. Nëse konsensusi për të cilat ODIHR nuk ka rekomanduar, palët nuk duhet të arrijnë tek këto kërkesa. Sikurse kam thënë, Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të jetë në BE” tha ambasadorja Yuri Kim.

Ai u kerkoi paleve qe te mos e shperdorojne punen e arritur deri me tani, pasi eshte ne interes të popullit shqiptar dhe integrimit në BE të vendit.

Ambasadori Soreca tha se në mbledhjen e ditës së sotme është bërë një punë shumë e mirë, duke theksuar se për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë anëtarësimi sa më parë.

Gjithashtu ambasadori i BE tregoi se së shpejti Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese për integrimin në BE dhe një arritje për një Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë

Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë anëtarësimi sa më parë.

Shumë shpejt Komisioni  Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për një Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë.

Dëshiroj ti falënderoj palët për qasjen konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojmë me të njëjtën qasje edhe nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që të mos e shpërdorojmë sepse është në interes të popullit shqiptar dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.

Pas takimit me Këshillin Politik prej nëntë orësh, ambasaori britanik Norman tha se është bërë progres.

Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë por mbetet ende punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE-së, por që edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Kështu që le ta bëjmë punën”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY