FOTO/Basha shpreson te qytetarët: E kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie...

FOTO/Basha shpreson te qytetarët: E kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt

97
0
Shares

Ne nje postim te dyte, Kreu i PD, Lulzim Basha tregon se situata kudo per biznesin vijon te jete e njejte. Basha shkruan se dhe në zonën e Kombinatit në Tiranë situata është si kudo në Shqipëri.

“Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Realiteti është i njëjtë kudo, bizneset po falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Kryefjala e kësaj situate të rënduar janë listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë tek dyqanet e bukës dhe ushimeve”,-shprehet Basha.

“Varfëri kudo, biznese dhe qytetarë të lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro me charter, para që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese dhe familje në nevojë.Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, atë që ka vënë interesat e qytetarëve në funksion të xhepave të tij. Ky realitet i neveritshëm në të cilin jetojmë duhet të ndryshojë sa më parë”,-kembengul Basha.

Por Basha ka shprese dhe besim vetem te qytetaret, per te cilet thote se e kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt.

“Ata do t’i bashkohen alternativës sonë për një qeverisje që do ta kthejë vendin në  normalitet”,-shprehet Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY