Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Liberation: Shembja e Teatrit ne Tirane, demokracia ne renie

21/05/2020
Memet e rrjetit per Erion Veline mbushin protesten
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Luize Seiller

Të Dielën, autoritetet zgjodhën të shkatërrojnë Teatrin e vjetër në Tiranë, në mes të natës dhe në mes të një pandemie. E pafalshme për mijëra shqiptarë, të cilët protestuan përsëri të mërkurën, kundër rritjes së pandalshme të diktaturës në Shqipëri.

Në një atmosferë të rëndë, të shtyrë prej zemërimit dhe trishtimit, me qindra shqiptarë, shpesh me parulla, nga të gjitha rrugët, u bashkuan në qendër të Tiranës.

Vendoset një flamur i verdhë në vendin përpara gërmadhave ku në të mund të lexoni: “Skena e krimit”. Pas tij, prania e madhe e policisë nuk arrin të fshehë rrënojat e Teatrit Kombëtar. Pamjet e shkatërrimit të monumentit në orën 4.30 të së dielës tronditën shumë shqiptarë.

“Teatri ishte diçka që na bashkoi, vajton Xhemali, një biolog i ri, në prag të lotëve. Ishte art! Aktorët flijuan jetën e tyre për të na emancipuar. Larg njohjes së kësaj pune, institucionet e përçmojnë atë plotësisht. Në rrënoja, ka copa kostumesh ose postera të prezantimeve të shfaqjeve të fundit”.

Dëshmitare e gjyqeve të para të krijuara nga diktatura staliniste që përjetoi Shqipëria deri në vitin 1991, skena e teatrit nxiti jetën kulturore për më shumë se shtatëdhjetë vjet.

Për shkak të mungesës së investimeve, ndërtesa, e inaguruar në 1939 gjatë pushtimit të Italisë nga Musolini, u la në gjendje të braktisur deri në kalbje. Për gati dy vjet e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është përpjekur çdo natë të ngjallë ndërgjegjen për të parandaluar shkatërrimin e tij. Organizata “Europa Nostra”, që lufton për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kontinentit, së fundmi e kishte vendosur atë në krye të listës së monumenteve të kërcënuara.

Ndërsa bashkia bën thirrje për pajtim dhe përpiqet të qetësojë lojën, duke paraqitur projektin për një teatër të ri të zhvilluar nga agjensia daneze e “harkut”, Bjarke Ingels, demonstruesit po bërtasin për maskaradë. Ata tregojnë për aferë dhe mungesë transparence.

Nga tribuna e protestave, regjisori Robert Budina kërkon drejtësi. “Ata e shkatërruan atë vetëm kur i gjetëm paratë në Europë për restaurimin, falas, ndërsa projekti i tyre do t’u kushtojë shqiptarëve 30 milion euro”, tha ai.

Ata kanë një plan tjetër, jo për të ndërtuar një teatër të ri, por kulla (rrokaqiell, shënimi i redaktorit). Ky është qëllimi i qeverisë”. Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikën e kryeministrit socialist, Edi Rama.

Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan, pat ngjallur shpresën e rinisë kur u zgjodh kryetar i vendit në vitin 2013.

Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon besim tek qytetarët për luftën kundër “korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Zgjedhjet e fundit lokale panë që Partia Socialiste garonte vetëm, pa kundërshtarë dhe opozitë.

Më keq, ky vend, pro-evropian, aspirues i afërt i anëtarësimit në BE, është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm.

Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka aplikuar ligje pothuajse drakoniane, vetëm me lejen e policisë mund të bëhet pazar dhe vendosej shtetrrethim pas orë 13. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë.

A janë kapërcyer linjat e kuqe të demokracisë? Po, thotë Ida Obiqi, 31 vjeç, pa hezituar. “Ne nuk jemi këtu vetëm për artin, por për të rezistuar“, thotë gruaja e re, në mënyrë tragjike. Diktatura nuk është vetëm komunizmi që kemi pësuar.

Diktatura mund të ndodhë në të gjitha vendet, madje edhe ato pluraliste, nëse ka autokraci në krye të shtetit. Kjo është arsyeja pse ne sot bërtasim “Poshtë diktatura”. Për intelektualin, viktimë e konjukturave të regjimit diktatorial të kaluar, Fatos Lubonja: “Ky shkatërrim për shumë shqiptarë është goditje shumë e fortë, jo vetëm kundër kujtesës historike por edhe kundër dinjitetit dhe lirive tona”.

Kjo përbuzje e palodhshme e klasës politike na detyron të organizojmë “shoqërinë civile” me qëllim lirimin e Shtetit nga kapja e krimit të organizuar e të krijojmë kushtet e pluralizmit politik dhe të Shtetit të së drejtës”.

Në një deklaratë televizive Rama përgjigjet se “demokracia nuk është imponim i pakicës me shantazhe, kërcënime e dhunë”.

Në këtë akt të ri të demokracisë shqiptare në rënie, kriza ekonomike e krijuar nga pandemia, do të mbysë me thellë shpresën e ndryshimit.

Tags: Liberasion teatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.