LAJM I FUNDIT/Numri më i ulët i infektimeve që nga fillimi i...

LAJM I FUNDIT/Numri më i ulët i infektimeve që nga fillimi i epidemisë, rastet e fundit në Durrës

123
0
Shares

168 qytetare jane testuar brenda 24 oreve, dhe jane shenuar vetem 2 raste, perkatesisht ne qytetin e Durresit.

Sipas ministrise se Shendetesise, 190 raste aktive vijojne te jenë në Tirane, Durres, Kruje dhe Shkoder.

Ne spitale jane 15 paciente te shtruar dhe ka vetem 3 paciente ne terapi intensive.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1152307825149880/?t=2

E PLOTE

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2 raste të reja, shkon në 948 numri i të prekurve

Sot numri më i ulët ditor i të prekurve që nga fillimi i epidemisë

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Në vend vazhdon prezenca e rasteve sporadike, prezenca e vatrave dhe nuk vërehet qarkullim i dendur në popullatë. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.Sot është dita me numrin më të ulët të rasteve pozitive të konfirmuara, që nga fillimi i epidemisë.

Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë.Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.

Marrja në kohë e masave për distancimin fizik, vetëizolimi i ndërgjegjësuar, masat e higjienes personale dhe respiratore patën peshën kryesore ne shfaqjen e një kurbe epidemike të butë në vend.

Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë. Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 190 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.Gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu.

COVID-19 – Statistika (18 Maj 2020)
Testime totale 12722
Raste pozitive 948
Raste të shëruara 727
Raste Aktive 190
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 69
Krujë 44
Durrës 31
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY