Horoskopi, 12 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë.., e flasin për JU

Horoskopi, 12 Tetor 2016/ Dhe yjet rrinë.., e flasin për JU

55
0
Shares

Dashi
Energjia juaj dhe sensi i humorit do të shërbejnë si bateri për njeriun tuaj të zemrës i cili ndihet pak i plogësht sot. Beqarët duhet të mendohen mirë dhe të sigurohen para se të ndërmarrin vendime pasi në lojë është e ardhmja e tyre. Në planin financiar priten përmirësime të njëpasnjëshme.

Demi
Sot është dita ideale për të zgjidhur një problem të lënë pezull ndërmjet jush dhe partnerit/e, tek i cili ju besoni shumë. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, prandaj pavarësisht takimeve nuk duhet të hedhin hapa të mëtejshëm. Në planin financiar tregohuni më të matur me shpenzimet.

Binjakët
Mbase ka ndodhur një keqkuptim midis jush dhe partnerit/es, por kjo gjë nuk ka pse pengon një projekt të nisur bashkërisht për të ardhmen në çift. Beqarët nuk do mundin ta ndryshojnë statusin e tyre, edhe pse do realizojnë takime interesante. Në planin financiar Marsi mund të ndikojë keq te buxheti juaj.

Gaforrja
Sot duhet të tregoheni të drejtpërdrejtë me ata persona që nuk kanë pasur besim tek ju. Mos u fshihni pas ndonjë batute nënkuptuese. Beqartë do kenë takime dhe propozime pa fund, por nuk do rrezikojnë të hedhin hapa më shumë. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani
Nuk keni në dispozicion mjetet e duhura për të arritur një qëllim të caktuar në marrëdhënien tuaj në çift. Me kalimin e kohës do e shihni më qartë këtë gjë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime emocionuese. Shfrytëzojini të gjitha mundësitë. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.

Virgjëresha
Mbase sot nuk do ta kuptoni por ajo që keni bërë kohët e fundit, do të ndikojë shumë negativisht në raportin tuaj me partnerin/en.  Beqarët do kenë një ditë të mbushur me aventura, por edhe kjo do i bëjë të ndjehen mjaft mirë. Financat do jenë delikate, kujdes me shpenzimet.

Peshorja
Edhe pse keni shumë pritshmëri, dita e sotme nuk do të jetë realizimi i tyre. Mbase ju duhet me shumë impenjim dhe mbështetje nga partneri/ja për të arritur synimet tuaja. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do e kenë fare në plan ndryshimin e statusit. Në planin financiar do jeni me fat.

Akrepi
Sot duhet të pranoni që jeni humbës në një çështje të caktuar. E rëndësishme është të reflektoni për gabimet tuaja në marrëdhënien në çift. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa ndonjë takim të jashtëzakonshëm. Në planin financiar bëni mirë të reduktoni shpenzimet.

Shigjetari
Sot nuk jeni ngritur me humor të mirë dhe çdo gjë ju duket sikur ka ngecur. Pasojat e sjelljes tuaj do ti vuaj edhe njeriu juaj i zemrës. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante, me të cilat mund të ndryshojnë edh statusin. Në planin financiar situata do vi duke u përmirësuar.

Bricjapi
Do jeni mjaft të hapur ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo do bëjë që mes jush të mos ekzistojnë problemet. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me vendimet që do marrin për të mos lënduar veten. Në panin financiar situata paraqitet e mirë, pasi do dini si ti menaxhoni të ardhurat tuaja.

Ujori
Propozimet tuaja të fundit në ambientin e punës po priten shumë mirë nga eproret. Mbase kjo është ajo që duhet të bëni dhe në të ardhmen. Beqarët do realizojnë takime interesante për të cilat do jenë gati të hedhin edhe hapa të mëtejshëm. Financat do jenë në gjendje të mirë, mundësi edhe për shpenzime.

Peshqit
Sot nuk do të keni shumë mundësi për të kaluar kohë me njeriun tuaj të zemrës. Është mirë që të koordinoni punët që të gjeni kohë edhe për partnerin/en. Beqarët më në fund do kenë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Në planin financiar gjendja do fillojë të përmirësohet dalëngadalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY