Meta i dorëzon Vasilit çelësat e partisë dhe “ia taks” që të...

Meta i dorëzon Vasilit çelësat e partisë dhe “ia taks” që të bëhet edhe njëshi i qeverisë

59
0
Shares

Një ditë pasi dorëzoi drejtimin e LSI, në pritje për të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit Ilir Meta kërkoi nga votuesit e forcës politike që ai drejtoi për 13 vjet të mbështesin Petrit Vasilin në këtë sfidë. Meta dha një mesazh të fortë politik për partitë e regjistruara si garuese në 18 qershor përfshirën PS, duke theksuar se Vasili mund të jetë edhe kryeministër.
“Ndaj orientimi i LSI drejt të ardhmes dhe në funksion të të rinjve është garancia që ju në këto zgjedhje edhe me kryetar Petrit Vasilin do të arrin një sukses të pamenduar. Ti japim një shans Petrit Vasilit të jetë njëshi i LSI apo jo?! Me përkrahjen tuaj mund të bëhet edhe njëshi i qeverisë. Nuk ndërhyj se kë caktoni ju për kandidat për kryeministër, është çështja juaj”,
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Ilir Meta i është përgjigjur edhe kryeministrit Rama i cili ka thënë se do të jetë më shumë një president që mbështet PD. Meta konfirmoi se ka qenë dhe mbetet socialist, por i di mirë edhe përgjegjësitë e Presidentit.
Meta: Unë nuk jam hipokrit, unë kam qenë, jam e do të jem socialist edhe gjatë 5 viteve në Presidencë, por duke qenë pothuajse profesionist si politikan për shkak të një eksperiencë gati çerek shekullorë une e di kush janë përgjegjësitë e një presidenti.
Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI kërkoi nga opozita të rishikojë qëndrimet duke theksuar se ka ende kohë ti kthehet rrugës legjitime dhe të marrë pjesë në zgjedhje.
Meta: Çdo vonesë për një zgjidhje politike e cila është ende në tryezë, për të cilën është angazhuar edhe PPE edhe PE duhet të mos vonohet.
Por zv/kryetari Petrit Vasili zgjedhjen e Metës President e cilësoi sakrificë duke theksuar se vendimi u mor për hir të stabilitetit të vendit.
“Vetëm e vetëm për të kuptuar qartë kushdo në politike dhe jo vetë, që kemi një Shqipëri që është shumë më e rëndësishme sesa fati politik i secilit prej nesh”, u shpreh Vasili.
Meta i kërkoi zv/kryetarit Petrit Vasili që të punojë shumë për rritjen e LSI duke sjellë edhe një shqetësim të vajzës së tij.
“Era po vinte se ishte në një dasmë të kushërirës së saj në Amerikë dhe nuk dinte gjë që unë isha kandidat për President dhe kur kishte mbërritur në Europë kishte marrë shumë mesazhe nga shoqet, urime që babi do bëhet President. Kjo ishte hutuar se nuk e dinte këtë histori dhe lona kishte thënë se shefi mund të bëhet President se është kandiduar për President. ‘Le moj Presidentin-kishte thënë,- po me LSI ça do bëhet?!’”, rrëfeu Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY