Rektori i Universitetit te Tiranes Mynyr Koni i ka nisur nje leter te hapur ministres se Arsimit, Besa Shahini ku i kerkon serish te dorehiqet nga urdheri per zgjedhje ne Universitet pa pranine e studenteve qe jane trupe zgjedhore.
Ne vijim eshte letra e plote:
LETËR E HAPUR Per ministren Besa Shahini
E nderuar zonja Ministre,
Në vijim të komunikimit zyrtar, së fundmi edhe me shkresënnr.1551/1 datë 4 maj 2020, me anë të së cilës ju kam kërkuar tërishikonit Urdhrin nr.99, datë 26.3.2020 “Për disa ndryshime nëUrdhrin Nr.8, datë 14.01.2020 “Për procesin zgjedhor përautoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike tëarsimit të lartë”, duke ju renditur edhe arsyet e pakontestueshmetë kësaj kërkese, të mbështetura në nene të caktuara të ligjit tëarsimit të lartë 80/2015 dhe të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik nëUniversitetin e Tiranës”, miratuar me Vendimin Nr.5, datë10.02.2020 të Senatit Akademik UT, por, sidomos duke paturparasysh edhe një numër të konsiderueshëm të akteve të nxjerranga Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, apo Ministria e Shëndetësisëdhe Mbrojtjes Sociale, në kushtet e shpalljes së fatkeqësisënatyrore dhe të pandemisë, të shkaktuara nga Covid 19, në tëcilën gjendet vendi ynë, po ju drejtohem me këtë letër të hapur.
Në fakt, isha shpresëplotë, që në mënyrë të menjëhershme (nukduhet të ishte e nevojshme as shkresa dhe as kërkesa ime për ta bërë Ju këtë gjë), do të shpallnit ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020 dhe shtyrjen e fillimit të procesit zgjedhor (qësipas udhërit tuaj nr.99 datë 26.03.2020, është data 11 maj 2020) dhe datën e zhvillimit të zgjedhjeve (data 12 qershor 2020), përautoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike tëarsimit të lartë.
Pa harruar edhe faktin tjetër shumë të rëndëssishëm që Urdhërijuaj nr.99 datë 26.03.2020 është i pazbatueshëm edhe për arsyetë një Urdhëri tjetër, të nxjerrë po nga ju, pikërisht të Urdhëritnr.104 datë 30.04.2020 “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, përshkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar ngapandemia COVID-19”, me të cilin keni urdhëruar se kur dhe secilët studentë do të paraqiten në auditore, pra, e thënë ndryshe, keni urdhëruar se cilët studentë mund apo duhet të marrin pjesënë zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e votës, apo të drejtën përt’u zgjedhur, dhe cilët të tjerë, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.
Në fakt, të drejtën për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, studentëve ia ka dhënë ligji i arsimit të lartë 80/2015 dheRregullorja e Zgjedhjeve, duke i caktuar ata si një nga dy trupatzgjedhore në institucionet publike të arsimit të lartë, për tëzgjedhur rektorin dhe dekanin; apo edhe përfaqësuesit e tyre nëSenatin Akademik, dhe për t’i përfaqësuar denjësisht ata në këtëorgan kolegjial.
Pa dashur të zgjatem dhe të tregoj konkretisht në këtë letër tëhapur argumentet ligjore dhe nënligjore, të cilët janë parashtruartë gjitha në shkresën e fundit nr.1551/1 datë 4 maj 2020, ajoçfarë dua të theksoj edhe një herë është fakti që, duke mosndryshuar Urdhërin nr.99 datë 26.03.2020, jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranësnga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për tëzgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Urdhëri juaj nr.99 datë 26.03.2020, në këtë periudhë bie ndeshme aktet e nxjerra në kuadër të pandemisë, si psh:.
• Urdhërin nr.260 datë 01.04.2020 të Ministrit të Shëndetësisëdhe Mirëqënies Sociale “Për një ndryshim në Urdhërin nr.190 datë 19.03.2020 “Për ndërprerjen e veprimtariosë së institucioneve arsimore publike dhe jobublike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid 2019“, me tëcilin është urdhëruar mbylljen e institucioneve arsimore deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid 19.
Në lidhje me të gjitha sa më sipër, me shkresën nr.1556 datë04.05.2020, i kam kërkuar Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të shprehë qëndrimin e tij zyrtar.
Jam akoma në pritje të këtij qëndrimi. Shpresoj shumë që reagimi apo qëndrimi i Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, të jetë në unison me të gjitha përpjekjet dhe me atë çfarë është bërë në këto dy muaj, për manaxhimin me sukses të situatës të shkaktuar nga virusi Covid 19 në vendin tonë.
Zonja Ministre
Sikurse ju kam kërkuar edhe në shkresën nr.1551/1 datë 4 maj 2020, po ju kërkoj publikisht edhe një herë të bëni ndryshimin e Urdhërit nr.99 datë 26.03.2020, për shtyrjen e procesit zgjedhor dhe datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend, deri nëshfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë sëShëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.
Faksimile e letres per ministren Shahini me 4 maj:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/