Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Pjesa më e madhe nuk kanë nevojë për shtrim në spital, vetëm 7 në terapi intensive

02/05/2020
DETAJE/58% e të prekurve me koronavirus janë shëruar, sa pacientë ndodhen të shtruar në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste pozitivë. Nga rastet e reja, 5 janë regjistruar në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës.

Momentalisht 239 pacientë janë aktivë me koronavirus. Në dy spitalet Covid janë të shtruar 31 pacientë ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë mbetet në 31.

Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes dhe jane asimptomatike.

E PLOTE/ 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 789 numri i të prekurve,
Shkon në 519 numri i të shëruarve, 239 raste aktive/ Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit PublikSi çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone.Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zhgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.

Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është nje tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

/DRONI.al/

Tags: KoronavirusiSHQIPERIterapi intensive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.