Blushi “uron” kolegë që ngelën jashtë listës së PS

Blushi “uron” kolegë që ngelën jashtë listës së PS

55
0
Shares

Deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA-s ju ka përcjellë një mesazh kolegëve të tij socialistë që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë të parlamentit të ardhshëm.
Blushi ka komentuar listën e dorëzuar nga PS në KQZ dhe thotë se mbetën jashtë ara që nuk miratuan kanabizimin e PS-së, ndërsa i uron për më tej dhe iu kujton se dinjiteti është i përhershëm.

Mesazhi i plotë i Ben Blushit

Disa kolegë dhe miq me të cilët kemi ndarë vite të vështira nuk do jenë në Parlamentin e ardhshëm. Arta Dade u largua sepse kërkoi zgjedhje brenda partisë, por edhe Namik Dokle, Vali Leskaj, Luljeta Arapi, Pirro Lutaj, Arben Çuko, Namik Kopliku, Vehxhi Mucmata, Erjeta Alhysa, Ylli Ziçishti, Anila Agalliu, Eduart Bejko, Lad Kosta, u hoqën nga Rilindja si njerëz që nuk miratuan kanabizimin e Partisë Socialiste. Unë i uroj atyre mbarësi dhe dua t’i them se e keqja është e përkohshme, dinjiteti është i përhershëm”, shkruan Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY