Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha tregon si anullohen koncesionet korruptive

30/04/2020
Basha: Kurba e pandemisë po aq e çoroditur sa kryeministri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha tregon si anullohen koncesionet korruptive. “Drejtësia në test për t’i vënë prangat Ilir Beqjes”, tha Basha.

Pjese nga intervista e Bashes ne Opinion:

Lulzim Basha: Ndryshe merret borxh kur ke 2 miliard kontrata me 10 oligarkë, ndryshe të jep borxh tjetri dhe ndryshe kur i ke anuluar këto. Dhe në kohë pandemie me ligjin e emergjencave civile gjëja e parë që do të bëja si kryeministër, jo do t’i pezulloja, por do t’i anuloja.

Pyetje: Si do t’i anulosh kur ato janë kontrata të miratuara në Parlament?

Lulzim Basha: Jo nuk është e vërtetë, shumica prej tyre nuk janë miratuar në Parlament, por edhe ato që janë votuar në Parlament nga ana ligjore në rastet e emergjencës ka një klauzolë që njihet që në kohën e lashtë si “rebus stantibus”, ndryshim fondamental i rrethanave, lind e drejta palëve në kontratë të zgjidhin pjesërisht ose plotësisht kontratën.

Pyetje: Këtë ka bërë, për momentin ka pezulluar disa prej tyre…

Lulzim Basha: Mos të themi këtë ka bërë, se nuk ka bërë këtë. Po flas për zgjidhjen, për anulimin pjesërisht apo plotësisht të kontratës. Pra më pyete se si, por të përgjigjem se si meqë rastësisht që ke një jurist përpara se mund të isha dhe një piktor e s’dija të ta thoja. Këto kontrata janë kontrata korrupsioni. Janë 2 miliard euro në qafën e ekonomisë së shqiptarëve.

Pyetje: Për kë bëhet fjalë nga kontratat? Kë psh?

Lulzim Basha: Të gjitha me përjashtim të dializës që nuk mund të anulohet menjëherësepse lidhet drejtëpërdrejtë me shendetin etë sëmurëve.

Pyetje: Edhe sterilizimi…

Lulzim Basha: e diskutuam edhe para dy javësh. Sterilizimi është një mashtrim Blendi. Meqë e ke merak po ta shpjegoj prapë: Pajisjen e ka blerë shteti shqiptar, punonjësit i ka trajnuar shteti shqiptar deri në vitin 2013. Vijnë këta, pajisjen e shtetit shqiptar, pra të taksapaguesve shqiptarë dhe stafin e taksapaguesve shqiptarë ia japin filan fistekut në Bolonjë, që është një kompani me 1 murator, shok i Ilir Beqaj që tani kërkon të uljen e pensioneve dhe uljen e rrogave sigurisht në bashkëpunim me Edi Ramën.

Pyetje: I cili e mohoi…

Lulzim Basha: Sigurisht, e kam bërë në kokë time tha, se e dinë shqiptarët në kohën e komunizmit: e ka bërë Mehmeti në kokë të vet se unë s’e dija. Ishte një testim ai se sa mbajnë shqiptarët. E kanë në gjak këtë të testimit, e mban mend atë të ujësjellësit të Sarandës që thoshte: “ua hoqa ujin të shoh sa durojnë”! Dhe ky ishte një testim për të parë se sa duronim. Pra, sterilizimi jo që është aferë korruptive, por është test për drejtësinë shqiptare se sa do të zgjasë pa i vënë prangat në duar Ilir Beqës dhe kujtdo që është prapa dhe të hetojë këdo tjetër përfshirë edhe kryeministrin në qoftë se është i përfshirë në këtë aferë. Kështu që mos ma përmendni sterilizimin se aferë më kriminale se të vjedhjes 13 milion e 565 mijë euro. Këtyre është turp t’u themi koncensione dhe është gabim edhe për ne si opozitë se këto janë hajdutëri.

Tags: Basha koronavirus rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

Afro 200 milionë euro borxhi i Shqipërisë për gjobat e arbitrazheve

26/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

DITA 27/ Marshim në Tiranë me thirrje kundër qeverisë. Shqipëria kërkon revolucion

26/06/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

26/06/2026
Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.