VIDEO/Vendimi për Universitetet, cilët studentë do të rikthehen në auditore

VIDEO/Vendimi për Universitetet, cilët studentë do të rikthehen në auditore

280
0
Shares

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhene detaje mbi vendimin per universitetin, sesi do te vijoje tani e tutje mesimi.

Besa Shahini sqaroi se vendimi permban 4 pika ku ne nje prej tyre kerkohet kthimi ne auditore per nje periudhe 3-4 javore per studentet qe jane ne prag diplomimi dhe duan te rijapin disa provime, duke respektuar rregullat dhe protokollet shendetsore.

Më tej ministrja sqaroi se do te kete nje mundesi qe ne 25 gusht per tu kthyer ne auditore te gjithe studentet dhe sezoni i provimeve te jete ne tetor. Shahini tha se mesimi online eshte pika e trete e vendimit dhe do te vijoje per studentet qe jane normalisht ne ciklin jo para diplomimit dhe per te gjitha lendet qe kane mundesi te mbyllen nga shtepia.

Shahini tha se elementi i 4, ai i mbylljes se vitit akademik, i cili do te zgjatet jo me shume se 2 jave, dhe do te filloje viti i ri akademik brenda nentorit.

Shahini tha se për të gjithë ata që do diplomohen:

– do të prioritizohet puna për ata që do diplomohen
– do të mundësohet kthimi në auditore në qershor
– provimet dhe riprovimet do të zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit për ata që do diplomohen

Ndërsa për gjithë vitet e tjera Shahini njoftoi se provimet dhe riprovimet do zhvillohen në tetor të 2020 ndërsa në auditor mund të kthehen në gusht.

Shahini u kerkoi te gjitha universiteteve planin e gjere dhe te sakte sesi do te procedohet me mbylljen e vitit akademik, duke u lene atyre nje pergjegjesi te madhe.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/529374607756849/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY