Basha: Shqiperia duhet te hapet sipas protokolleve, Rama do ta mbaje vendin...

Basha: Shqiperia duhet te hapet sipas protokolleve, Rama do ta mbaje vendin keshtu

181
0
Shares

Ne pyetjen se si duhet të hapet Shqipëria? Kreu i PD, Lulzim Basha tregon rrugën e daljes dhe qëllimin e Ramës. “Plani i Rames është ta mbajë vendin sa më gjatë në këtë situatë, pa kushtetutë, pa ligj, ku gjithçka dekretohet nga facebook-u”, tha Basha

Pjese nga intervista:

Pyetje: Duke patur parasysh që shqiptarët kanë këtë qeveri, qe nuk do të marrë masa për testime dhe për asgjë tjetër. Shqipëria me këtë qeveri që ka, pa masa, duhet të hapë apo s’duhet të hapë?

Lulzim Basha: Shqipëria duhet të hapet, por duhet të hapet vetëm duke ndjekur protokollet të cilat nuk rrezikojnë jetën e njerëzve. Që do të thotë një orë e më parë duhet braktisur propaganda, një orë e më parë duhen sjellë ato dhjetëra mijëra testime, të cilat, në qoftë se do të kemi një qeveri të përkushtuar ndaj njerëzve, sot do të kishim minimalisht 1000-1500 testime ne ditë. Këtë i kam kërkuar edhe në Këshill të Sigurisë Kombëtare që duhet të kesh minimalisht 10.000 testime në javë i kam thënë që të hedhësh pastaj hapa për të hapur ekonominë. Duhet të hapësh ekonominë, nuk mund t’i mbash njerëzit në shtëpi pa plan, por është e qartë që i ka mbajtur pa plan për dy arsye: e para e punës i ka mbajtur, sepse duke i mbajtur në shtëpi duke ulur numrin e testimeve, duke mbajtur të ulur numrin e testimeve, fsheh sesa i papërgatitur ishte shteti edhe për këtë
pandemi, siç ishte për tërmetin, që s’kishin as kazma e lopata? Kam qenë personalisht vetë, s’kishin as doreza për të gërmuar e te mos themi për qen shpëtimi. Se tender për ushqim qensh kishin bërë 1 milionë dollarë, po qen shpëtimi nuk kishin. E njëjta gjë edhe kur erdhi pandemia, u bëmë thirrje të merrnin masa, thanë “i kemi marrë masat”, por asnjë masë nuk kishin marrë. Prandaj bëjnë tendera sekrete për të fshehur që ishin të papërgatitur dhe natyrisht gjëja më e tmerrshme që ndodh në kushtet e regjimit të facebookut është që nga njëra anë u bërtet njerëzve “mos dilni nga shtëpia se jemi në gjendje lufte e do të shkoni për dhjamë qeni”, dhe nga ana tjetër fut duart dhe vjedh në kohë pandemie. E dyta është sepse qartësisht regjimi i Facebookut dhe autori i këtij regjimi kërkon ta mbajë vendin në këtë situatë, pa kushtetutë, pa ligj, ku gjithçka dekretohet dhe ç’dekretohet nga facebooku. Dhe kjo është ajo që profesori ngriti dhe ky është momenti tani për ta kuptuar qartë që jo vetëm nuk ka plan Edi Rama dhe kemi ardhur këtu se nuk ka plan, s’ka strategji për ta nxjerrë vendin nga kriza, nuk ka plan për krizën, por plani i tij i vetëm është ta përdorë këtë situatë, por plani I tij është që ta përdorë këtë situatë për ta kthyer atë që ishte deri tani një regjim autoritar, në një autoritarizëm pa instrumentet bazë të demokracisë, në një regjim tërësisht personal.

Pyetje: Pra nëse Edi Rama vendos të hapë Shqipërinë pa marrjen e masave, jeta e shqiptarëve rrezikohet?

Lulzim Basha: Unë po them që qeveria ka dështuar të marrë masat dhe si rezultat i kësaj Edi Rama vazhdon t’I mbajë shqiptarët në shtëpi. Unë po them që një orë e më parë duhet të zbatohen masat që ne kemi propozuar. Unë po them që në qoftë se ato masa do të ishin marrë 6 javë më parë ose nëse ai do t’I kishte vënë veshin zërit tonë që në fakt prezanton edhe zërin e qytetarëve, ose në qoftë se do të kishim një kryeministër tjetër atëherë sot nuk do të ishim në këto kushte, por do të ishim në kushte më të ngjashme me Greqinë apo me vendet e tjera të Rajonit. E dini ju që në Greqi me kushte shumë më të lehtësueshme se Shqipëria ke 12 viktima për 2 milionë banorë. Ndërsa në Shqipëri me kushte të tilla, të cilat drejtohen nga Facebook-u ke 15 viktima për 1 milionë banorë. Që do të thotë që kjo qeveri po e them për kortezi s’po i them regjim, regjim I Facebook-ut, ka dështuar plotësisht, sepse nuk ka as plan, as strategji, as përgatitje për t’u përballur me krizën dhe që kjo të marrë fund natyrisht ideali do të ishte që të mos ishte kjo qeveri më, por në kushtet ku jemi nuk mund ta urojmë këtë brenda ditës duhet urgjentisht të ndiqen ato hapa. Nuk i kemi shpikur ne. Nuk është monopol apo copyright I Partisë Demokratike. Është sintezë e përvojave më të mira të administrimit të krizës. Testime, hapje në bazë të testimeve, hapje graduale e ekonomisë dhe mbi të gjitha dhënie fund masave arbitrare dhe qeverisjes me Facebook, zbatimi i plotë i Kushtetutës dhe i ligjit të emergjencës civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY