“Do qendroj ne kerkesen per kthimin e kushtetueshmerise ne vend”

“Do qendroj ne kerkesen per kthimin e kushtetueshmerise ne vend”

70
0
Shares

Pa asnjë diskutim do te qendroj deri në rivendosjen e plotë të normalitetit kushtetues në vendin tonë”, tha Presidenti Ilir Meta sot gjate nje intervisteme Nisida Tufën në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Kam qenë e do jem gjithnjë në këtë përpjekje për të rikthyer Shqipërinë në shinat e kushtetutëss e për të pasur shtet funksional që për fat të keq nuk e kemi ende. Nuk mund të thuhet që ka një inkoherencë, se jemi në një situatë të jashtëzakonshme, ajo që ka bërë presidenti është ka kontribuar për të pasur në kodin penal që kishte boshllëk të qartë, një legjislacion sa më demokratik e evropian. Nuk shoh asnjë inkoherencë pastaj secili është i lirë të spekulojë për disa cështje që kemi dalë në 2 mars, ato kanë ardhur si rezultat i mosbashkëpunimit të parlamentit me presidentin, dhe nëse ka pasur konflikt s’ka ardhur nga presidenti e as do vijë në të ardhmen por përpjekjet e ditura të mazhorancës për të kapur sa më shumë pushtete“.

Me daljen nga kjo situatë do i riktheheshit me kushtetutën në dorë?

Meta: “Unë rri çdo ditë me kushtetutën në dorë, por kushtetuta imponon qasje të ndryshme në rrethana të ndryshme s’jemi në situatë normale, diferencat, s’do të thotë që do ndryshojmë, por do sillemi me përgjegjësinë maksimale kur kemi të bëjmë me shëndetin e ekonominë e qytetarëve, fokusi duhet mbajtur se si duhet rritur transparenca e si këtë situatë ta përballojmë në mënyrën më të drejtë e të ndershme, është gjëja më e lehtë për të spekuluar e amplifikuar në këtë situatë, ashtu sikurse është e pafalshme që qeveria ta përdorë për të spekuluar, për të përfituar në mënyrë të paligjshme e thekson vetëm transparenca e rrit frymën e bashkëpunimit që na duhet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY