Afera dhe censura e Veliajt për Sharrën, PD kërkon seancë dëgjimore

Afera dhe censura e Veliajt për Sharrën, PD kërkon seancë dëgjimore

46
0
Shares

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit parlamentar të Medias,
kanë kërkuar zyrtarisht
një seancë dëgjimore me gazetaren Alida Tota, e shkarkuar nga puna me 18 gusht të këtij viti, pasi hodhi dritë mbi ngjarjen në landfillin e Sharrës.
“Gazetarja Tota bëri një investigim pas vdekjes së Ardit Gjoklajt, ku rezultoi se ishin bërë përpjekje për të fshehur këtë ngjarje, për të humbur gjurmët e viktimës, dhe gjithashtu rezultoi se rreth 300 punëtorë aty ishin të pasiguruar dhe shfrytëzoheshin në kushte skandaloze e të pasigurta për jetën.
Kur gazetarja Tota po thellonte këtë investigim dhe i kërkoi zyrtarisht informacion Erjon Veliajt për këtë aferë skandaloze kriminale e korruptive, menjëherë i erdhi urdhri për pushim nga puna.
Partia Demokratike e konsideron këtë rast një dhunim të rëndë të lirisë së fjalës dhe censurë që ushtroi Erjon Veliajt për të mbyllur gojën e medias mbi skandalin e Sharrës.
Largimi i Totës ishte një konfirmim tjetër për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë që ka Erjon Veliaj në krimin e Sharrës, ku është zbuluar se përpara Arditit ka humbur jetën edhe një grua pikërisht për shkak të mosrespektimit aty të asnjë norme ligjore e sigurie.
Deputetët e Partisë Demokratike në komisionin e Medias e kërkojnë këtë seancë dëgjimore për të bërë transparencë në lidhje me largimin arbitrar nga puna të zonjës Tota, që lidhet me përpjekjet e Erjon Veliajt për të fshehur aferën e tij të paligjshme në Sharrë, ku humbi jetën dhe Arditi 17 vjeç”, thuhet në kërkesën e PD-së.
kmed

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY