Drejtësia që do Edi Rama është bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, duke në punë Ardian Dvoranin, të cilit i ka skaduar mandati që prej tre vjetësh.
Denoncimi vjen nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
Sipas Alibeajt, ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë.
Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj
Edi Rama ka lëvizur të gjithë gurët që ka në dorë për të mbajtur në detyrë të besuarin e tij në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 3 vitesh.
Gjykata Kushtetuese vendosi dhe e shpalli te përfunduar dhe te mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u publikua ne kohe me qellim te vetëm për të mbajtur në Gjykatën e Lartë të besuarin e tij.
Ardian Dvorani vazhdon të okupojë një post gjyqtari në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ka 3 vjet që i ka skaduar mandati, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhej të largohej, ushtarin e tij Edi Rama e mban në Gjykatën e Lartë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama: nuk zbaton vendimet e gjykatave kur nuk i interesojnë, mban me çdo kusht veglat e tij në gjyqësor.
Me Dvoranin e përjetshëm në shërbim të tij, me prenotimin e 25 vendeve në prokurori e gjykata për ushtarët e tij duke bere pseudo-konkurs pa shpallje e pa transparencë në shkollën e magjistraturës, me çdo rast që i jepet, Edi Rama po dëshmon se nuk do drejtësi të pavarur e profesioniste, por drejtësi të kapur e nën urdhrat e tij.
Ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë. Partia Demokratike e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës. Ata do të largohen nga zyrat që okupojnë, me hir apo me pahir.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/