Drejtësia që do Edi Rama bllokon Gjykatën Kushtetuese, mban në punë Ardian...

Drejtësia që do Edi Rama bllokon Gjykatën Kushtetuese, mban në punë Ardian Dvoranin

51
0
Shares

Drejtësia që do Edi Rama është bllokimi i Gjykatës Kushtetuese, duke në punë Ardian Dvoranin, të cilit i ka skaduar mandati që prej tre vjetësh.
Denoncimi vjen nga kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.
Sipas Alibeajt, ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj


enkelejd alibeaj, 14 tetorEdi Rama ka lëvizur të gjithë gurët që ka në dorë për të mbajtur në detyrë të besuarin e tij në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka skaduar prej 3 vitesh.
Gjykata Kushtetuese vendosi dhe e shpalli te përfunduar dhe te mbyllur mandatin e Ardian Dvoranit. Por Edi Rama nuk lejoi zbatimin e këtij vendimi. Me urdhrin e tij vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u publikua ne kohe me qellim te vetëm për të mbajtur në Gjykatën e Lartë të besuarin e tij.
Ardian Dvorani vazhdon të okupojë një post gjyqtari në Gjykatën e Lartë. Edhe pse ka 3 vjet që i ka skaduar mandati, edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi se ai duhej të largohej, ushtarin e tij Edi Rama e mban në Gjykatën e Lartë në kundërshtim dhe shkelje të hapur të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama: nuk zbaton vendimet e gjykatave kur nuk i interesojnë, mban me çdo kusht veglat e tij në gjyqësor.
Me Dvoranin e përjetshëm në shërbim të tij, me prenotimin e 25 vendeve në prokurori e gjykata për ushtarët e tij duke bere pseudo-konkurs pa shpallje e pa transparencë në shkollën e magjistraturës, me çdo rast që i jepet, Edi Rama po dëshmon se nuk do drejtësi të pavarur e profesioniste, por drejtësi të kapur e nën urdhrat e tij.
Ky është delegjitimimi më kriminal dhe i shëmtuar i drejtësisë. Partia Demokratike e dënon ashpërsisht, e shpall të papranueshëm dhe nuk do ti pranojë kurrë Dvoranët e Ramës. Ata do të largohen nga zyrat që okupojnë, me hir apo me pahir.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY