“Duket se Shqipëria e ka kaluar pikën kulmore”

“Duket se Shqipëria e ka kaluar pikën kulmore”

85
0
Shares

“Duket se vendi ynë e ka kaluar pikën kulmore”, tha Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP gjatë një interviste për Open në Top Channel.

“Shifrat janë reale. Kjo tregon që kurba është sheshuar. Se kjo ka qenë dhe qëllimi i masave shtrënguese në mënyrë që kruba të mos ngjitet me një numër shumë të lartë”, u shpreh Bino.

Ndërkohë, duke folur për virusin Bino tha se ai do vazhdojë të qarkullojë nëpër popullatë, jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën, pasi është i ri dhe ka shumë të panjohura.

“Ky është një virus që do qarkullojë në popullatën e të gjitha vendeve pasi do duhet kohë që të ndërtohet imuniteti. Qoftë ai natyror në forma të lehta apo dhe nëpërmjet vaksinës, e cila besoj do jetë prezente deri nga fillimi i vitit tjetër.

Kemi të bëjmë me një virusi të ri dhe përditë dalin të dhëna të reja. Nga të dhënat e fundit thonë se virusi qëndron dhe në ajër ndaj janë rekomanduar dhe ndryshimet e reja. Mund të mos ketë nevojë popullata për maskë profesionale por për një maskë kirurgjikale që ul rrezikun e depërtimit të virusit”, u shpreh Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY