”Duhen sakrifikuar koncesionet dhe PPP-të korruptive”,PD: 1 në 5 biznese nuk ia...

”Duhen sakrifikuar koncesionet dhe PPP-të korruptive”,PD: 1 në 5 biznese nuk ia del të paguajë as rrogat e marsit

76
0
Shares

Kushtet e qeverisë që biznesi të përfitojë nga kredia me garanci sovrane e vështirësojnë marrjen e kredisë për pagat e punonjësve.

Nga selia blu, Dorian Teliti, reagoi duke u shprehur se vendimi ka vendosur më shumë kufizime sesa lehtësi dhe ka të njëjtat kushte si kreditë tregtare.

Sipas tij, Edi Rama duhet të sakrifikojë koncesionet dhe PPP për te ndihmuar binzesin që të mos mbyllë vendet e punës.

Qeveria bën shurdhin ndaj sipërmarrjeve prodhuese, shitjet e të cilave janë përgjysmuar gjatë muajit mars dhe mbi 70% e tyre kanë paralajmëruar shkurtim të numrit të punonjësve, pasi 1 ne 5 biznese nuk ia ka dalë dot të paguajë as rrogat e marsit”,-shprehet Teliti.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI

Vendimet e qeverisë nuk e ndihmojnë biznesin e madh që të mos mbyllë vendet e punës dhe të vazhdojë të paguajë punonjësit.

Vendimi i fundit që përcakton kushtet për të përfituar nga kredia me garancinë e qeverisë e bëjnë ose shumë të vështirë ose të pamundur marrjen e kësaj kredie nga bizneset, në mënyrë që të paguajnë punonjësit.

Nëse kushtet e kredisë me garancinë sovrane të qeverisë janë identike me kushtet e çdo kredie tregtare, atëherë çfarë ndihme i jep qeveria biznesit?

Vendimi i Qeverisë ka vendosur me shumë kufizime sesa lehtësi. Të kërkosh që biznesi të ketë të njëjtën aftësi ripaguese si përpara pandemisë për kreditë e marra si kusht për të përfituar kredinë e re, praktikisht ke pamundësuar marrjen e saj nga pjesa dërrmuese e biznesit.

Marrja e kredisë nga bizneset nuk është legtësi për ta. Është një borxh më shumë që duhet paguar, është një sakrificë e madhe, ndërkohë që qeveria nuk bën asnjë të tillë.

Pamundësia për të paguar pagat nuk do t’i nxisë bizneset drejt marrjes së kredive, por drejt aktit të shkurtimit të numrit të punonjësve, gjë që do të rrisë ndjeshëm papunësinë dhe do të ketë impakt tejet negativ në ekonomi.

Qeveria bën shurdhin ndaj sipërmarrjeve prodhuese, shitjet e të cilave janë përgjysmuar gjatë muajit mars dhe mbi 70% e tyre kanë paralajmëruar shkurtim të numrit të punonjësve, pasi 1 ne 5 biznese nuk ia ka dalë dot të paguajë as rrogat e marsit.

Është koha që Edi Rama të sakrifikojë diçka për të ndihmuar ekonominë që të mos lëngojë nga virusi i papunësisë.

Duhen sakrifikuar koncesionet dhe PPP-të korruptive! Paratë për të ndihmuar viznesin, për të paguar pagat e punonjësve janë në buxhet. Në vend që të shkojnë për 10 klientë të Edi Ramës, në vend qe të shkojë për rregullime zyrash e fasadash, ato duhet të vendosen menjëherë për të shpëtuar punën e mijëra shqiptarëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY