Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria bllokon perkohsisht pagesat per 5 koncesione, nuk perfshihet ‘vilma’

07/04/2020
LSI thërret në interpelancë ministren, çfarë i kërkojnë Denajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Financave, Anila Denaj tha sonte se qeveria ka nderhyre ne rishikimin e buxhetit per pese koncesione por nuk i ka pezulluar apo nderprere ato.

Te pese koncesionet nuk po realizojne pune, sipas ministres gjate nje interviste tek Ilva now ne euronews albania ndersa tha se parashikon që në një muaj e gjysmë bllokim të aktiviteteve ekonomike do të humbasin 50-60 mijë vende pune.

“Kemi pezulluar per keta 2-3 muaj pagesat per Milot-Balldren, po ashtu edhe sterilizimin dhe kontratën e laboratorëve që nuk ka nisur ende. Në paketën e dytë të shpëtimit dhe rishikimit të buxhetit do të shikohet më tej se ku mund të ndërhyjmë”- tha ministrja Denaj. Ajo pranoi se është e pashmangshme që me këtë kolaps ekonomik ku gati gjithçka  është bllokuar, të mos ketë humbje të vendeve të punës.

“Ka të bëjë me një impakt të padëshiruar situate. Edhe fondi i garancisë sovrane, i cili nuk është i detyruar, por një marrëdhënie kontraktuale mes dy klientëve, biznesit dhe bankës, u ofrua për këtë qëllim që bizneset të mos largojnë punonjësit nga puna. Por jemi koshient që do të ketë një rritje të numrit të të papunëve. Në 50 mijë -60 mijë persona në 1-1,5 muaj. Por nëse situata zgjat, parashikimet do të zgjerohen”- shprehet Ministrja e Financave.

Ajo u kërkoi bizneseve që të respektojnë Kodin e Punës e veçanërisht nenin144. “Nuk dua të shkoj tek neni 148 që flet për pushimet kolektive. Ka një zgjidhje që të mos largojnë punonjësit; të ulin rrogat e tu ofrojnë punonjësve rroga minimale deri në normalizimin e situatës”- shpjegoi ministrja Denaj.

Ministrja sqaroi më tej se për sektorin që aktualisht është më i prekuri dhe numëron më shumë punonjës, ai fason, qeveria ka menduar të ndërhyjë për të ridimensionuar kontratat. “Ne sot po diskutojmë që për industrinë fason të bëjmë një shndërrim për kontratën e porosisë, nga për rroba që nuk po kërkohen aktualisht në Itali si pasojë e epidemisë, në prodhim të maskave apo produkteve të tjera që ka nevojë tregu aktualisht për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Kjo bëhet për të mbajtur njerëzit në punë, jo me fond page, por me sigurim të punës.”- tha ministrja e financave. Denaj tha se biznesi duhet të vazhdojë të paguajë të gjitha detyrimet dhe arka e shtetit pati të ardhura më shumë se ç’ishte parashikuar.

“Marsi qe i kënaqshëm; 5,5 mld diferencë me planin. Humbja më e vogël se ç’kisha parashikuar. Marsi është një periudhë e lidhur me disa pagesa të mëparshme si ç’është edhe tatimfitimi”- tha ajo.

Ministrja deklaroi se nëse situata do të përmirësohet dhe trendi I të infektuarve të rinj do të vijë në rënie, bizneset do të hapen të gjithë  deri në fund të majit, por kjo do të ndodhë në  mënyrë të përshkallëzuar. /DRONI.al

Tags: Anila denaj koronavirus koncesione

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.