Përshkallëzohet protesta e opozitës, na e hëna deri në 18 qershor mosbindje...

Përshkallëzohet protesta e opozitës, na e hëna deri në 18 qershor mosbindje civile

54
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur mbledhjen e parashikuar me krerët e degëve të PD-së në rrethe.
Siç bëhet e ditur, takimi po bëhet për të përcaktuar dhe përgatitur detajet në lidhje me protestën që do të mbahet në 7 maj në Kavajë.
Mësohet se nga e hëna dhe deri në 18 qershor 2017, PD do të vihet në krye të mosbindjes civile, si një formë e përshkallëzuar e protestës së opozitës. Protesta e mosbindjes civile, do të arrijë kulmin ditën e zgjedhjeve në 18 qershor.
Ndërkohë, më herët sot, kreu i PD-së ju përgjigj deklaratës së djeshme të Edi Ramës, se PD-ja kishte vetëm 48 orë kohë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve ose në të kundërt partia do të ishte pjesë e të shkuarës.
Duke folur në çadrën e protestës Basha u shpreh se Rama nuk mund të shantazhojë apo të blejë opozitën, por se ai ka vetëm 48 ditë kohë, para se populli të marrë pushtetin.

Pjesë nga deklarimi i sotëm i Lulzim Bashës, në çadrën e protestës

Grushti i njerëzve dhe kapoja i tyre ka paska dhënë që të bëhemi pjesë dhe alibia e teatrit të kukullave që do të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve. Që asgjë të mos ndryshojë, që kryebashkiakët kriminelë të jenë ende, që drejtorët e administratës të vazhdojnë të vjedhin.
Përgjigja ime është kjo: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale për të rrëzuar republikën e vjetër. Mos bindja civile duke nisur që në datën 7 maj nga kryeqyteti i demokracisë, Kavajën për tu shtrirë në çdo qytet e shqiptar, për të kulmuar në datën 18 qershor kur shqiptarë do të marrin kontrollin e vendit të tyre.
Harroje se mund të trembësh apo të blesh PD e këtë bashkim të madh qytetar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY