FOTO/ Saimir Tahiri vazhdon të përdorë makinën e blinduar, kujt dhe pse...

FOTO/ Saimir Tahiri vazhdon të përdorë makinën e blinduar, kujt dhe pse trembet ish-ministri?

244
0
Shares

Saimir Tahiri vazhdon të përdorë makinën e blinduar, një fuoristradë tip Toyota, që ai mbante kur ishte Ministër i Brendshëm. Ai shoqërohet gjithashtu edhe nga truproja, njësoj sikur të ishte në qeveri. Masat e sigurisë që e shoqërojnë janë të larta, ndonëse ai duket i shpenguar në daljet e tij, ndërkohë që ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka një makinë normale dhe truproja si çdo ministër tjetër.
Po kujt i trembet ish-ministri?
Gjatë kohës që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme ai ka qenë nën akuzë nga opozita jo si njeriu që luftoi krimin dhe mund të ndihej i rrezikuar nga kriminelët, por si ministri që i dha fuqi krimit të organizuar dhe trafikantëve.

tahiri-2-300x241_0

 

Saimir Tahiri në këto momente është kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën dhe tani që nuk ka më asnjë funksion, madje as mandat deputeti, ai është i angazhuar aktualisht me fushatën në Tiranë. Në rrjete sociale shohim që ai merret kryesisht me të rinjtë socialistë dhe me ata që do të votojnë për herë të parë.
Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që ndaj Tahirit të ketë pasur ndonjë kërcënim. I vetmi ishte ai i Vladimir Gjutës që i kërkonte të mos e përndiqte familjen e tij, pasi nuk ishte ai që i kishte vënën eksploziv farmacisë së babait të tij. Hetimet e nxorën Gjutën të pafajshëm dhe Tahiri i tërhoqi akuzat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY