20 refugjatë rezultojnë me koronavirus, kampi në Greqi vendoset në karantinë

20 refugjatë rezultojnë me koronavirus, kampi në Greqi vendoset në karantinë

78
0
Shares

Kampi i refugjatëve Ritsona në Greqi është vendosur karantinë pasi disa nga banorët e tij rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, thotë Ministria e Migracionit në vend.

Kampi, në veri-lindje të Athinës, është shtëpia e më shumë se 2,000 refugjatëve. Sipas ministrisë, 63 persona në kamp janë testuar. Njëzet prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Testimi u krye kur një grua në kamp u konfirmua se ishte infektuar me Covid-19, pasi lindi në një spital të Athinës të dielën. Është e paqartë se si ajo u infektua.

Sipas rregullave të reja të karantinës, askush nuk do të lejohet brenda ose jashtë kampit për dy javët e ardhshme.

Greqia ka pësuar 51 vdekje për shkak të Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY